Një biografi bombastike me të vërteta të nxehta mendohet se do të çojë drejt fundit jo vetëm martesën, por edhe karrierën e saj politike. Aty tregohen të gjitha gënjeshtrat, të fshehtat dhe sekretet që Palin i ka “mbuluar” për shumë vite me radhë.
Një biografi bombastike me titullin: “The Rogue: Searching for the real Sarah Palin”, me të vërteta të nxehta, mendohet se do të jetë arma që do t’i japë fund jo vetëm martesës, por edhe karrierës së saj politike.
Aty tregohen të gjitha gënjeshtrat, të fshehtat dhe sekretet që Palin i ka “mbuluar” për shumë vite me radhë, duke u shtirur si figura perfekte e nënës tradicionale amerikane, mbrojtëse e vlerave dhe familjes së shëndetshme.
Revista “National Enquirer” shkruan se, miqtë e afërt të politikanes dhe bashkëshortit të saj tregojnë se Todd është "i ngopur" me skandalet e vazhdueshme që kanë përfshirë martesën e tyre që nga koha kur ajo kandidoi për zëvendëspresidente.
Tani ai është gati të kërkojë divorcin. Për shumë analistë, fundi i martesës së saj mund të shkatërrojë edhe ëndrrën për në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur këtë si një “vetëvrasje politike”. Në libër, 47-vjeçarja akuzohet se ka kaluar një natë pasiononte me një basketbollist, ka pirë kokainë dhe alkool bashkë me Todd para se të bëhej guvernatore, dhe ka pasur një lidhje ilegale dashurie me një nga partnerët në biznes të bashkëshortit të saj. Të gjitha këto mund të kenë thërrmuar përfundimisht ëndrrën e saj për t’u bërë presidente e SHBA-së.
Një burim i afërt me ish-kandidaten për zëvendëspresidente deklaroi: “Sarah Palin u shkatërrua nga biografia e Joe McGinniss, që ka treguar të gjitha gënjeshtrat, të fshehtat dhe sekretet. Për pasojë, këshilltarët e saj i sugjeruan se do të ishte një vetëvrasje politike të anonçonte kandidaturën për në Shtëpinë e Bardhë. Shtypi dhe kundërshtarët e saj do të kishin material të bollshëm për të gërmuar dhe për t’u mbështetur tek detajet e pista të së kaluarës”.
Libri bombastik duket se i dha shtysën e fundit drejt greminës martesës së saj, jo shumë kohë pasi vëllai i saj, Chuckie pati deklaruar se martesa e motrës së tij ishte drejt fundit. Edhe McGinniss në libër citon vëllane e saj, që një miku të ngushtë i kishte treguar se ata asnjëherë nuk kanë pasur një martesë të vërtetë. Javën e kaluar u zbuluan të tjera detaje nga jeta e Sarah Palin. Thuhet se kur ajo ishte një gazetare sportive për një televizion lokal, ka kaluar një natë pasionante me basketbollistin Glen Rice, ndërsa ai ishte ende një djalosh në Universitetin e Michigan-it. Sipas një burimi, Todd ishte “tymosur” më shumë nga ajo çka shkruhej në biografi për lidhjen gjashtëmujore të gruas së tij me partnerin e biznesit, Brad Hanson, me të cilin ndërpreu çdo marrëdhënie pune pasi e mësoi. Në fakt, edhe pse të dyja palët e mohuan, sipas kunatin të Sarah, Mike Wooten çifti ishte duke u ndarë që në tetor të vitit 2008: “Todd dhe Sarah ishin gati për të bërë divorcin, por Sarah ngeli shtatzënë dhe ata vendosën të qëndronin së bashku”.
Po ashtu, libri i ri tregon se Sarah ka pirë marijuanë fshehurazi me një nga profesorët e saj të kolegjit. Autori i biografisë shokuese, Joe McGinniss u transferua me shtëpi shumë afër me guvernatoren në Alaska për të gjetur sa më shumë detaje rreth jetës së saj. Në fillim, kur nisën të shfaqeshin disa nga detajet e librit, Todd Palin e cilësoi autorin si të fiksuar pas bashkëshortes së tij. “Ky njeri, që ishte i gatshëm të vendosej pranë familjes tonë vetëm për të na spiunuar dhe përgjuar në atë çka bënim, nuk mund të quhet veçse një i fiksuar pas gruas sime. Libri i tij është plot me gënjeshtra të pista e të neveritshme. Edhe ‘New York Times’ e cilësoi këtë libër si të mbushur me thashetheme të pabaza”. Palin nga ana e saj u tregua e kujdesshme, duke shmangur komentet. Biografia tregon se si Palin ishte e çmendur, madje adhuronte meshkujt me ngjyrë. Sipas asaj që McGinniss shkruan, ajo ka shkuar për një natë me yllin e basketbollit, Glen Rice, në dhomën e konviktit të motrës së saj të vogël, që studionte në Universitetin e Alaskës, ndërkohë që nëntë muaj më parë ishte martuar me Todd. Ajo ngeli shtatzënë dhe u arratis me Todd në gusht 1988. Djali i tyre, Track, më i madhi i të pestëve, lindi vetëm tetë muaj më vonë, në prill të 1989-s. Një mikeshë e saj tregoi për revistën “Nation Enquirer” se, Palin ishte shumë e lumtur që kaloi natën me një basketbollist me ngjyrë. Në librin e McGinniss, atleti e ka konfirmuar natën që ka kaluar me Palin. Libri që citon miqtë e ngushtë të familjes, tregon se Sarah, përveç të tjerave, ishte një nënë shumë e keqe, që mbyllej në dhomë për orë të tëra, kërkonte të mos shqetësohej dhe i linte fëmijët të gatuanin e të kujdeseshin vetë për veten. Kandidatja e republikanëve për zëvendëspresidente në vitin 2008 u mor nga hiçi, pavarësisht pikëpyetje rreth të kaluarës dhe eksperiencës së saj. Nominimi i saj shkaktoi një stuhi të vërtetë në media. Palin, që mendohej se do të kandidonte për presidencën në 2012-n, është lënë në hije nga kandidatët e tjerë të “Tea Party”, sidomos Michelle Bachmann. Që nga koha kur vendosi të shoqëronte McCain në rrugëtimin e tij për president, jeta e Sarah Palin ka qenë e rrethuar nga skandalet. Divorci ka qenë një ndër temat më të shpeshta, edhe pse ajo e ka mohuar vazhdimisht. Po ashtu, një tjetër akuzë e rëndë ka qenë ajo e babait të djalit të vajzës së saj, Bristol. Sipas tij, Sarah donte ta mbante të fshehtë shtatzëninë e vajzës për ta adoptuar vetë fëmijën. Palin, tanimë e ndodhur në mes të këtyre skandaleve, duhet të vendosë sa më parë për të ardhmen e saj politike.