“Save to Google” shtesa e re interesante në Google Chrome

Google e ka krijuar një alternativë të re për të gjithë ata që duan të ruajnë përmbajtjen për lexim të mëvonshëm.

Tipari i ri është një shtesë në Google Chrome, e cila është e ngjashme me aplikacionet sikurse Pocket.

Sipas OMG! Chrome thuhet se Google e ka lëshuar këtë tipar pa bërë shumë bujë, por funksioni i ri thuhet se është shumë i dobishëm për gjetjen dhe ruajtjen e përmbajtjes së preferuar online.

Madje, uebfaqet e preferuara mund të ruhen në një vend qëndror. Për ta ruajtur përmbajtjen e preferuar, ju vetëm duhet të klikoni mbi ikonën me yll, dhe më pas ju mund t’i ktheheni kësaj përmbajtje për shfletim përmes klikimit në google.com/save.