Schmidt: Anonimiteti në internet është i rrezikshëm

Google “e di” se çfarë shikoni, çfarë kërkoni dhe kënd keni miq në internet. Intimiteti online është e rrezikuar sepse informatat tuaja private janë relativisht lehtë të qasshme, pohon drejtori ekzekutiv i kompanisë Google - Eric Schmidt.
Në intervistën e tij të fundit për televizionin amerikan CNBC në fillim të këtij muaji Schmidt ka thënë se anonimiteti në internet është i rrezikshëm.

“Në botën të cilën e kërcënojnë rreziqe të vazhdueshme dhe të papritura, është tepër e rrezikshme të mos ketë një mënyrë për të identifikuar individët”, ka theksuar Schmidt.

Sipas tij, qeveritë e shumë shteteve do të mund t’i jepnin fund anonimitetit në internet, ashtu që do të kërkonin mundësinë e identifikimit të secilit shfrytëzuesi.

“Intimiteti është shumë e rëndësishme. Intimiteti dhe anonimiteti nuk janë e njëjta gjë. Është shumë e rëndësishme që Google, si dhe gjithë të tjerët, të respektojnë intimitetin e çdo njeriu. Njerëzit kanë të drejtë në intimitet, sepse kjo është normale dhe e duhur”, ka shtuar ai.

“Duhet të ketë disa kufizime. Nëse dikush planifikon të kryej një krim të tmerrshëm, nuk do të duhej të lejohet që ai person të mbetet anonim. Gjykatësit insistojnë që identiteti i autorit të krimit të dënueshëm të zbulohet. Anonimiteti absolut do të kërkonte marrjen e disa vendimeve shumë të vështira për qeveritë e shteteve. Mendoj që kjo nuk gjëja që e duam. Njerëzit nuk janë të gatshëm për revolucionin teknologjik i cili është para derës sonë”, ka përfunduar Schmidt.

Ndërkohë, sipas një raporti të publikuar në gazetën prestigjioze amerikane “Wall Street Journal”, Google është duke menduar se sa larg mund të shkojë sa i përket përfitimit nga informatat të cilat i posedon për shfrytëzuesit e saj dhe se çfarë do të bëj në fund me ato të dhëna.