Sekretet e numrave të magjisë (Video)

Edhe pse numrat e magjisë shpesh na lënë gojëhapur, shumica e tyre kanë një shpjegim logjik. Tash mund të mësoni se çfarë qëndron prapa 12 iluzioneve më të mëdha në botë.

Zhdukja e Statujës së Lirisë

David Copperfieldi është mjeshtër i zhdukjes, por kur në vend të zhdukjes së zakonshme të lepujve dhe pëllumbave zhdukë simbolin kombëtar të rëndë mbi 200 tonelata, kjo është muhabet tjetër.

Vetëm disa momente pas zhdukjes së Statujës së Lirisë, para publikut u zbulua zgjidhja e thjeshtë. Publiku i Cooperfieldit, i cili e përjetoi zhdukjen, në fakt qëndronte në një platformë rrotulluese shtyllat e së cilës janë të mbuluara me perde. Platforma lëvizte ngadalë, kështu që spektatorët nuk e kuptonin se po rrotulloheshin.

//youtu.be/VAEw-gtDkO4

Ndarja në dysh e asistentes me sharrë

Motosharra që ndanë në dysh asistenten, është një prej numrave më të popullarizuar dhe më të vjetër të magjisë. Ky numër dramatik, i cili edhe më tutje është interesant për publikun, ekzekutohet gati që njëqind vjet.

Në video shihet një karrige e cila është mjaft e thellë që vajza t’i fusë këmbët brenda. Ndërsa, vajza tjetër - e cila gjendet në kuti - i qet këmbët jashtë. Rripi i cili duhet ta mbajë viktimën nën kontroll, shërben si maskë për vendin ku të dy personat ngjiten.

Sharra kalon me kujdes ndërmjet dy njerëzve.

//youtu.be/aOmQzaTTZo4

Qëndrimi pezull

Chris Angel është yll roku ndërmjet iluzionistëve, falë simpatisë që ka tek adhurueset femra. Ndërsa, numri i tij kryesor është qëndrimi pezull mbi tokë.

Qoftë kur qëndron pezull në rrugë, apo në qendër tregtare, ai tërheqë një numër të madh të publikut, ose bën që të qëndrojnë pezull njerëzit tjerë.

Sekretin e zbuloi vetë Angel. Për këtë numër me rëndësi është që publiku të qëndrojë prapa tij, derisa ai heqë njërën këpucë e cila mbetet e lidhur me tjetrën, e më pas - tash me këmbët e lira e të cilat nuk duken para publikut - ai lëvizë përpara.

//youtu.be/CxE4CVLetMc

Qëndrimi pezull horizontalisht

Qëndrimin pezull horizontal, kur të gjithë dëshirojnë të kuptojnë se si ekzekutohet ky numër, nuk është lehtë ta inskenosh.

Njëra prej mënyrave është që platforma të jetë në një shtyllë çeliku, e cila është e mbuluar që të duket si njëra prej këmbëve të iluzionistit.

Derisa platforma “noton”, iluzionisti nuk guxon të lëvizë. Ndërsa, kur lëshohet, duhet të ecë me kujdes për të mos e zbuluar shufrën e çelikut në skenë.

//youtu.be/Qj__M1ucAHc

Gijotina
Gijotina është një numër i cili tërheqë shumë shikuesit. Me këtë numër përdoret një presë e mprehtë, e cila ndanë mollën në gjysmë, por jo edhe qafën e vajzës.

Pjesa e poshtme është vendimtare, pasi ka disa pjesë të vogla që parandalon që presa ta mbërrijë qafën, derisa derëza e vogël ku futet qafa i lejon asistentes që para se të lëshohet presa, ta lëshojë qafën edhe pak. Në këtë mënyrë krijohet përshtypja se po i këputet qafa.

E tërë kjo nuk shihet për shkak të veshjes së asistentes gjatë ekzekutimit të këtij numri.

//youtu.be/04BfepMImqU

Letrat depërtojnë nëpër dritare

Ky numër fillon me zgjedhjen e një letre nga pjesëmarrësi, e më pas e kthen në letrat tjera dhe përzihen mirë. Iluzionisti i merr letrat dhe i hedhë për dritare, ndërsa në xham mbetet vetëm ajo letër të cilën e kishte përzgjedhur pjesëmarrësi, dhe atë nga ana tjetër e xhamit.

Si mund të depërtojë letra përtej xhamit?

Pasi pjesëmarrësi në këtë numër ua tregon letrën të gjithëve, përveç magjistarit - përfshirë këtu edhe asistentes së tij e cila qëndron prapa xhamit - ajo e ka të lehtë ta ngjet të njëjtën letër në xham, kur publiku e ka të përqendruar vëmendjen diku tjetër.

//youtu.be/4PvEP7A-TNE

Kamioni kalon mbi trupin e njeriut

Kur Pen kaloi kamionin mbi trupin e Tellerit, ky numër hyri në histori si njëri prej më të mirëve, edhe pse qifti i famshëm i udhëheqësve televiziv e tregoi vetë se si është ekzekutuar ky numër.

Ai ka qenë një kamion i vërtetë, ndërsa Teller vërtetë ka qenë i pambrojtur derisa gomat kanë kaluar mbi të.

Truku qëndron në bartësit e peshës që qëndronin varur anash kamionit, të cilat publiku nuk ka mundësi t’i shohë. Kështu, mbi Tellerin ka kaluar vetëm një peshë e lehtë e ngarkesës e cila nuk mund ta lëndonte.

//youtu.be/_g7jEyonsqs

Zig-Zag zonja
Zig-Zag zonja është një numër në të cilin vajza futet në kabinë, nëpër të cilën magjistari së pari fut sharra të mëdha, e më pas e ndanë përgjysmë kutinë. Kur kthehet në gjendjen e mëparshme, vajza del e plotë dhe e pa lënduar.

Në fakt, sërish është në pyetje aftësia fizike. Vajza futet në kabinë, mbështetet për murin e majtë dhe e ofron dorën pas vetes e më pas kalon nëpër pjesën e mesme, ku është e ndarë në një kabinë të brendshme.

//youtu.be/LhdKpHoZLcU

Ecja mbi ujë

Nëse mund të qëndrojë pezull, ecja mbi ujë për Chris Angel është punë e lehtë.

Chris ka ecur mbi një xham të tejdukshëm të vendosur menjëherë nën sipërfaqen e ujit. Xhami është gati i padukshëm në ujë, kështu që Chrisi nuk e ka pasur vështirë ta kalojë pishinën pa u zhytur.

//youtu.be/sBQLq2VmZcA

Kalimi nëpër Murin Kinez

David Copperfield, i cili kalon nëpër Murin Kinez, është vërtetë një iluzion i madh për të cilin ekzistojnë disa sqarime logjike të cilat zbulohen në video.

//youtu.be/ZoUkUoickos

Kapja e plumbit me dhëmbë
Kapja e plumbit me dhëmbë duket një numër tepër i rrezikshëm, por ka një zgjidhje të sigurt.

Plumbi i cili përfundon në gojë është i rrejshëm. Në momentin e goditjes, ndodhë një eksplodim i rrejshëm në protezën mbrojtëse të vendosur në gojë.

//youtu.be/ngu5e_wS26k

Zhdukja e elefantit

Zhdukja e elefantit është iluzion i pabesueshëm jo vetëm për shkak të madhësisë së elefantit, por edhe për faktin se kafsha nuk ka lëvizje të njëjta si të njeriut.

Në skenë elefanti futet në një kuti të madhe të cilën e mbyllin. Kutinë e lëvizin me rrota për të dëshmuar se nën të nuk ka një derë. Kur të hapet kutia sërish, elefanti zhduket.

Në realitet, ai qëndron i fshehur pas diagonales së pasqyrës së vendosur në kuti e cila kur të hapet, publikut i krijohet përshtypja se kutia është e thatë.

//youtu.be/zwrsIGPfMoQ

Disa jane me te vertet “Misterioze”, por ca te tjera jan kot fare!!

Shum te bukura keto Sekretet nuk me kishte vajtur mendja ne disa prej tyre