Seria A 2007-2008

Lajme,rezultate,foto nga ndeshjet etj.

ate juventusin ma ki i cik ne plan te pare, du lajme te sakta dhe te shpejta gjithashtu edhe foto te bukura :smiley:

Altino vetem lajme per Milanin do shkruash apo edhe per skuadra te tjera…

Il portiere bianconero si racconta a Men’s Health: “Mi è venuto naturale scegliere di rimanere a Torino, devo ripagare la fiducia”.
Gigi Buffon a cuore aperto. Il portierone della Juve e della Nazionale si racconta a Men’s Health e spiega i motivi che lo hanno spinto a scegliere ancora il bianconero: “Sono rimasto per rispetto e gratitudine nei confronti di una società che mi ha dato tanta fiducia. Certo, non avrei mai pensato di vedere la Juventus giocare in B, ma questa esperienza mi ha fatto capire che nella vita può accadere di tutto. Alla fine ho scelto in modo automatico: restare a Torino non mi è costato assolutamente nulla”.

[b]Historia Milan!

Scudetti: 1901, 1906, 1907, 1950-51, 1954-55, 1956-57, 1958-59, 1961-62, 1967-68, 1978-89, 1987-88, 1991-92, 1992-93, 1993-94, 1995-96, 1998-99, 2003-2004 Coppa Italia 1966-67, 1971-72, 1972-73, 1976-77, 2002-2003 Supercoppa Italiana 1988, 1992, 1993, 1994, 2004 Coppa Intercontinentale 1969, 1989, 1990 Supercoppa Europea 1989, 1990, 1994, 2003 Coppa Campioni/ Champions League 1962-63, 1968-69, 1988-89, 1989-90, 1993-94, 2002-03, 2006-07 Coppa delle Coppe 1967-68, 1972-73[/b]

altino un nuk ja them fare per italisht s’kom mor vesh gjo hic se eshte thone per BUFON ke ai shkrimi lart

Kush thua se do te fitoje sivjet.

go go gadget… milan is the ONE

[b]Nedved: Tani jemi për Champions

Mesfushori çek i Juventusit, Pavel Nedved, në një intervistë të dhënë për mediat çeke, ka folur për aventurën e tij të re me Juventusin. Nedved është shprehur shumë optimist për sezonin e ardhshëm dhe ka shprehur dëshirën e tij të madhe që skuadra bardhezi të arrijë objektivat e saj. "Pas rinovimit të kontratës edhe për një vit, lojtari çek ka deklaruar se tashmë beson plotësisht te “Zonja e Vjetër” dhe të forca e saj për sezonin e ardhshëm. “Eshtë dashur shumë kohë për të gjetur një zgjidhje. Në fund të sezonit isha shumë i lodhur, më pas pushova dhe m’u rikthye dëshira për të luajtur përsëri. Kam një llogari ende të hapur me Juventusin: dua ta ndihmojë që të ngrihet në majat e futbollit italian dhe të arrijë Champions League sepse ne i përkasim këtij kompeticioni. Ky është motivimi im më i madh. Dëshirojmë të tregojmë se rezultatet e kaluara nuk kanë qenë false”. [/b]

EC ATY EC ATY
PA DYSHIM QE JUVENTUS DO FITOJE

Milan: Gati 22 milion euro per Andri Shevchenkon

Lazio-Fiorentina: Jo shkembimit midis Behramit - Bojinov
Lazio i rikthehet merkatos per nje mbrojtes.

Erjon Bogdani mund te kaloje per llogari te Kaljarit. Nje lajm i tille sapo eshte bere i ditur pak ore me pare.
Kievo ka hequr perfundimisht dore nga “bomberi” i saj. Paguhej 750 euro ne sezon dhe nje shume e tille duket shume e paperballueshme per veronezet, aq me teper pas renies ne Serine B. Kaljari ka shprehur deshiren per ta marre, por veronezet duan te pakten 3.5 milion euro ne kembeim te sulmuesit shqiptar. Kaljari ndoshta nuk mund te kete aq shume para, por jo zgjidhjen e ketij problemi. Dhe njeriu i cili mund te coje Bogun tek Kaljari quhet Matri. Nje djale i ri, i talentuar i cili eshte ne pronesi te Kaljarit, pasi ai e ka marre nga te rinjte e Milanit. Sezonin e kaluar Matri ka luajtur ne Serine B me Riminin dhe kampionatin e kadeteve e njeh shume mire. Sigurisht ne kembim te tij Kievo do te kerkoje edhe disa para shtese dhe me pas Kaljari mund te marre Bogdanin.

[b]Ibra: Championsin para titullit!

Nese luan si flet, do te behet edhe me i frikshem ne fushe, sic po permiresohet dita-dites ne italisht. Interi eshte ne rregull, kjo eshte ajo qe i intereson me shume, por pasi sigurohet fillon te flase per veten. Zlatan Ibrahimovic e perrdor gjithnje e me pak anglishten: frazen “nuk me intereson fare” e thote ne perfeksion kur e pyesin sa do te donte ta fitonte Topin e Arte sivjet. Ibras i intereson vetem te jete shendoshe e mire: “Jam habitur nga forma ime: mendoja se rikuperimi pas operacionit do te kishte qene shume me i veshtire”. Nese eshte shendoshe e mire demton te tjeret dhe Ibrahimovic e di mire kete. Prandaj, ne pritje te fillimit te sezonit te ri, ai i kerkon shume si vetes ashtu dhe Interit.

  • Ibrahimovic, qe diten e pare pas titullit ju mendonit per sezonin pasardhes, ate qe pritet te filloje, dhe thonit: kujdes, sezonin e ardhshem do te jete me e veshtire: a e konfirmoni kete?

  • Sigurisht, por nuk po ankohesha: kampionet kane me shume presion mbi vete, eshte normale. Madje, keshtu duhet te jete.

  • Me e veshtire per Interin apo per Ibrahimovicin?

  • Per te dy. Per Interin sepse vjet doli mire dhe tani pret qe te ngjitet edhe me lart: tani, ndaj nesh, do te jete gjithnje “takimi i sezonit”. Por e dinim, keto dite pata nje ndjesi te forte: secili prej nesh e di shume mire se cfare duhet te beje.

  • Permiresimi ne krahasim me vjet do te thote fitorja e Champions?

  • Ne ate kompeticion nuk duhet patjeter te jesh skuadra absolutisht me e forte: duhet te jesh e tille ne castin e duhur, por duhet edhe pak fat.

  • Morati ka thene: mes Champions League dhe titullit preferoj te paren. Po ju cfare mendoni?

  • Sezonin e kaluar fitimi i titullit apo Champions League na jepte nje gezim te njejte. Por sivjet edhe une them Champions League, sepse ne nivel klubesh me mungon vetem ky trofe. Ndonjehere mendoj per Nedvedin: nje karriere e shkelqyer dhe tani thuajse i dorezuar per ta mbyllur pa e fituar ate Kupe. Ja, nuk do te doja kurre te terhiqesha nga futbolli me pishmanin qe ka Paveli tani.

  • Cfare ju mungoi per ta fituar sezonin e kaluar?

  • Mbase ishim shume te perqendruar mbi titullin, dhe jo rastesisht e fituam duke thyer shume rekorde. Kishte nje pritshmeri te madhe per fitoren tone, dhe besoj se kjo kuptohej edhe nga jashte, jo me nga brenda. Tani kemi gjithcka qe na duhet per te synuar te dy trofete pa humbur energji. Sepse titullin e nje kampionati qe mund te behet kaq i paparashikueshem dhe qe do te jete shume i bukur edhe sepse do te kete shume tifoze me teper ﷓ te Juves, Napolit, Xhenoas ﷓ nuk ia dhurojme askujt.

  • Aq me teper Juventusit: i kenaqur qe po e rigjeni si rivale?

  • Po i pres dy sfidat me Juven, kam deshire t’i luaj: lojtaret e medhenj i sheh ne ndeshjet e medha dhe ndaj tyre ndeshjet jane gjithnje te medha.

  • Si e shihni Juven e re?

  • E kam ndjekur shume pak merkaton, por sidoqofte eshte me siguri nje skuader e re, pra qe duhet zbuluar. Ne nje fare menyre eshte sikur te filloje gjithcka nga zeroja, prandaj do t’i duhet pak kohe per t’u kthyer ajo skuader qe ishte dy vjet me pare: dy vjet me pare Juvja ime ishte si Interi i tanishem.

  • Po Milani, qe per momentin ka levizur shume pak ne merkato?

  • As nje vit me pare nuk kishte bere gjera te medha, por me pas fitoi Champions League. Besoj se e dine se cfareduhet te bejne, por nuk nxitohen dhe une e di mire kete strategji: mos harroni, Juvja me mori vetem ne minuten e fundit te merkatos nga Ajaksi.

  • Interi tani per tani ka blere vetem Suazon: nje mendim sulmuesi?

  • Ishte bere simboli i Kaljarit me shpejtesine e tij dhe golat e shumte: tani duhet ta beje per ne.

  • Ka nga ata qe thone se jeni shume, sidomos ne sulm: kush ekzagjeron ne kete mes?

  • E thone ata qe na kane friken: konkurenca te ndihmon te mos qash ata qe nuk jane dhe sidomos per te dhene maksimumin, te gjithe.

  • Ate qe, sic duket, po jep Adriano: sic e keni pare keto dite, a mendoni se castet e tij te veshtira jane hedhur pas shpine?

  • Ai duhet vetem te vazhdoje keshtu dhe te kujtoje se te gjithe kalojne caste te veshtira: me mjafton te mendoj per gjashte muajt e mi te fundit tek Juventusi. Adriano eshte gjykuar shume, sepse nga aii pritet shume: sezonin e tij te pabesueshem e mbaj mend, e mbajne mend te gjithe.

  • Ibrahimovic﷓Adriano: kjo dyshe nuk eshte pare ende ne fushe.

  • Dy si ne ﷓ dy njerez qe ne fushe dhe jashte saj shkojne mire me njeri-tjetrin ﷓ nese jemi ne rregull fizikisht mund te behemi te veshtire per t’u ndalur. Me kusht qe askush, duke filluar nga ne te dy, te mos harroje qe nje skuader nuk mund te varet kurre vetem nga dy lojtare.

  • Po tani, a i mungon ndonje gje ketij Interi?

  • Na mungon vetem Kivu: duhet te vije tek Interi. Une e njoh mire, kur luanim se bashku tek Ajaksi. Nuk do te kishim shkuar kurre aq larg ne Champions League (cerekfinale 2002﷓2003) nese nuk do te kishte qene ai. Kristian nuk eshte vetem nje mbrojtes, eshte nje lojtar: i kompletuar, di te beje gjithcka dhe ka potencialin per t’u bere me i miri ne bote ne rolin e tij. Madje ne rolet e tij. Anzi, nei suoi ruoli.

  • Si mendoni se do te perfundoje kjo ceshtje?

  • Kur ka goditje te medha, shpesh ndodhin rremuja te medha: ky eshte biznesi. Por shpresoj qe te sistemoje gjithcka shume shpejt.

  • Thate: sivjet do te jete me e veshtire edhe per mua. Pse?

  • Se pari sepse do t’i ve vetes me shume presion: per mua e kaluara eshte e kaluar dhe e di se mund te jap me shume sec dhashe ne kampionatin e fundit.

  • Me shume ne c’drejtim?

  • Me shume aftesi per te dominuar ndeshjet, me shume gola, me shume asist, me shume fantazi, me shume krijueshmeri. Gjithcka: nuk me pelqen te jem i mire vetem ne nje drejtim.

  • Sistemi i lojes ne forme rombi, a eshte ideali per t’ju ndihmuar?

  • Jo vetem per te me ndihmuar mua, por gjithe Interin: por duhet ta zhvillojme, ta bejme edhe me sulmues nese ia dalim mbane, dhe pse ne Itali nuk eshte e lehte. Per mua futbolli eshte sulm dhe nese e kerkojme kete rruge me zgjuarsi, mund t’ia dalim mbane. Por ne fund te fundit, qe sezonin e kaluar shenuam shume gola, apo jo?

  • Fundi i sezonit 2007: e mbani mend stuhine per ate interviste…

  • Po, e kuptova: ate per Moxhin, kontrata ime etj, etj. Fjalet e mia u perdoren dhe nga nje gje e vogel u krijua nje stuhi e madhe.

  • Pershtypje lane sidomos fotot me ju, djalin tuaj dhe Moxhin, si dhe fakti qe flisnit per te ne nje fare menyre.

  • Sot thua Moxhi dhe te gjithe te sulmojne: eshte normale pas gjithe asaj qe ndodhi, thuajse askush nuk e sheh me pozitivisht. Por Moxhi beri kurre asgje per te me demtuar: ai me respekton, une e respektoj. Por une nuk kam thene kurre qe Interit i duhet Moxhi.

  • Por, cfare thate?

  • Qe Interi eshte nje klub i shkelqyer, por mund te permiresohet: sic mund te permiresohet Juvja, sic mund te permiresohem une ne fushe, sic mund te permiresohen te gjithe. Flisja per Interin, pra flisja edhe per veten, sepse une jam i Interit, dhe e kisha thene: “Interit i sherben nje njeri me aftesite e Moxhit ne merkato”.

  • Pra?

  • Me aftesite e tij organizuese dhe kontrollin ne amjentin ne te cilin punon: ne ate Juve, nese shkoje ne banjo Moxhi e dinte. Te gjithe menduan se une sulmova Marko Branken apo Gabriele Orioalin. Gabim: une nuk kam asgje kunder Brankes, ka qene gjithnje me i binduri per ardhjen time dhe nese nuk do te kishte qene ai sot nuk do te isha tek Interi. Por as kunder Orialit, sepse nuk do t’i takonte atyre ai rol. Nje rol qe mund te jete gjithsesi i rendesishem, per nje klub si Interi.

  • Ne ate interviste keni thene edhe se Raiola, agjenti juaj, ka shkuar ne klub dhe ka kerkuar nje rritje te pages suaj vjetore.

  • Ne gjithe karrieren time nuk kam folur kurre per para: gjeni nje interviste timen ne te cilen e kam bere. Une nuk kam kerkuar te ngre rrogen, nuk kam kerkuar rishikimin e kontrates: kam firmosur nje marreveshje me Interin deri ne 2010-n dhe kur firmos, do te thote se je i kenaqur qe po e ben. Ne fakt, une jam i kenaqur dhe e shoh te ardhmen time tek Interi: pastaj, nese Interi me therret per te folur per kete ceshtje, kjo eshte nje tjeter gje. Do te mendoje agjenti im, une mendoj vetem per te fituar.
    [/b]

[b]Kaka: Milani eshte prioriteti im

Mesfushori brazilian i Milanit, Kaka, ka folur mbi te ardhmen e tij dhe ka qetesuar tifozet kuqezi: “Milani eshte prioriteti im, nuk kam kerkuar asnjehere transferimin tim te Reali i Madridit”.Lojtari brazilian, ne nje interviste te dhene per “Diario de Hoje”, i ka dhene fund zerave per nje kalim te tijin ne “Santiago Bernabeu”. Kaka eshte shprehur per here te pare, shume i sigurte, per qedrimin e tij te Milani. “Milani eshte prioriteti im dhe dhe asnjehere nuk kam kontaktuar me drejtues te klubeve te tjera. Qellimi im eshte qe te perfundoj pushimet dhe te kthehem te Milani”, ka thene Kaka. Prandaj, tifozet e Milanit mund te qendrojne te qete. Braziliani nuk ka dashur te krijoj polemika me trajnerin e Brazilit, Karlos Dunga, dhe ka mbeshtetur talentin Aleksander Pato duke konfirmuar se eshte lojtari me i mire brazilian per momentin. Pato eshte nen vezhgimin e drejtuesve te Milanit dhe nuk mund te perjashtohet mundesia qe kur Kaka te kthehet nga pushimet, te gjeje ne skuader nje shok te ri, pikerisht Paton, talentin brazilian te Internacionalit te Porto Alegres.

Shevcenko kushton 22 milione euro

Tashme sinjalet vijne nga Londra. Vete drejtuesit e Celsit po mendojne qe ta rikthejne ne Itali ukrainasin Andrij Shevcenko. Shtypi britanik flet per nje marreveshje te arritur midis Adriano Galianit dhe Piter Kenionit, shefi ekzekutiv i Celsit. Skuadra londineze po perpiqet qe ta shese Sheven per shumen e 22 milione eurove, pak a shume ate cmim qe presidenti Roman Abramovic pagoi nje vit me pare per ta sjelle ukrainasin ne “Stamford Bridge”. Por nga ana tjeter duket se Milani ka frenuar deshiren e saj per te sjelle perseri ne “San Siro” idhullin e dikurshem te kuqezinjve. Drejtuesit milaneze jane shume afer blerjes se Aleksandre Patos, talentit brazilian te Internacionalit. Eshte e vertete qe Pato mund te vije ne muajin janar, por gjithashtu eshte e vertete se Milani ne kete kohe nuk mund te sjelle ne skuader nje tjeter lojtar ekstrakomunitar. Por nuk mund te fshihet edhe alternatiiva Kasano. Ne keto momente, Milani po sheh si alternativen me te mire Paton, alternativa Shevcenko eshte ne renie dhe Kasano ndoshta mund te vije. [/b]

[b]L.A. Galaksi: Objektivi i radhes eshte Ronaldo!

Ronaldo mund te perfundoje karrieren e tij ne SHBA. Sipas britanikes “Mail on Sunday”, skuadra e Los Anxheles Galaksi, e cila perpara disa ditesh prezantoi Devid Bekamin me numrin “23”, ka gati nje oferte per te sjelle ne vitin 2008 ne Kaliforni edhe Ronaldon. Kete e ka konfirmuar presidenti i klubit amerikan, Aleksi Lalas, i cili ka deklaruar: “Do te ishte enderr te shihja Ronaldon duke luajtur ketu ne skuadren tone, se bashku me Devid Bekamin. Per momentin, mund te presim dhe te shohim se cfare do te ndodhe”.Duket thuajse e pamundur qe Milani te lere te lire sulmuesin brazilian, per te cilin ka paguar 23 milione euro per kartonin dhe rrogen e brazilianit. Ronaldo, kontrata e te cilit me Milanin perfundon ne vitin 2008, mund te largohet nga skuadra kuqezi ne muajin janar nese vjen nje oferte e majme nga Los Anxheles. Por, duhet pare edhe vendimi i klubit te Milanit, ku eshte shume e veshtire qe Adriano Galiani ta lere “fenomenin” te largohet kaq lehte, ku ne janarin e kaluar beri cmos per ta sjelle ne Milano.[/b]