Serie A, Roma - Inter shtyhet per te dielen ne ora 15:00

Ndeshja Roma-Inter, e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A dhe që parashikohej të luhej të shtunën në orën 15.00, është shtyrë nga Prefekti i Romës, Giuseppe Pecoraro për shkak të kohës së keqe dhe do të luhet të dielën në të njëjtën orë.

Gjithashtu është vendosur të shtyhet për shkak të borës edhe ndeshja tjetër që parashikohej për të shtunën, Cesena-Catania. Ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohet kjo ndeshje.
Koha e keqe që ka përfshirë Italinë ka bërë që shumë takime të shtyhen për shkak të kushteve të këqia jo vetëm të fushave, por edhe kushteve në shkallët e stadiumit. Edhe në javën e 21 të Serisë A u shtynë ndeshjet Parma-Juventus, Bologna-Fiorentina dhe Siena-Catania.
Ndërsa ndeshjet e tjera të javës së 22-të, sërish për shkak të motit të keq, do të luhen të gjitha të dielën në orën 15.00.

çna prishi pune kjo bora! Mire qe na mbylli dhe ne shtepi, por as ndeshjet nuk do shikojm dot!