SHBA: Facebooku mund të zbulojë vendndodhjen

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se përdorimi i Web-eve mund të zbulojë vendndodhjen e përdoruesit në botë.

Forcat Ajrore Amerikanë kanë paralajmëruar trupat e tyre se përdorimi i facebook-ut ose rrjeteve të tjera sociale mund t’i bëjë me dije armikut vendin se ku ndodhet.

Paralajmërimi, i postuar në Websitet e brendshme dhe tek komandot, shpreh shqetësimet se teknologjia e re i mundëson përdoruesit të lokalizojë vendndodhjen e tij në hartë, thotë Associated Press.

Mesazhi thotë se përdorimi i pakujdesshëm “mund të shkatërrojë operacionet e sigurisë dhe implikimet private”.

Edhe ushtria amerikane mund të t’u dërgojë përbërësve të saj një mesazh të ngjashëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 95 mijë trupa në Afganistan dhe rreth 50 mijë trupa në Irak