SHBA, hidhen hapat për transplantimin e mitrës

Një spital në New York është duke hedhur hapat e parë për të kryer transplantin e parë të mitrës në Shtetet e Bashkuara. Mjekët në Arabinë Saudite e provuan transplantin disa vjet më parë, por u detyruan që ta rihiqnin mitrën e transplantuar tre muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale, si pasojë e trompozave në gjak.

Tani një mjek në Neë York thotë se është koha që të provohet përsëri për këtë lloj transplanti. Në Spitalin e Doëntown në New York, mjekët janë duke u përgatitur për të kryer për herë të parë transplantimin e një mitre. Procdura mund të jetë e tillë: Kirurgët transplantojnë mitrën e dhuruar, nëpërmjet një prerjeje nën kërthizë. Më pas një embrion i ngrirë vendoset në vendin përkatës në mitër.

Gruaja mund të lindë me anë të operacionit cezarian. Mbas lindjes, mitra e dhuruar do të hiqet nga trupi i gruas, që ajo të mos ketë më nevojë që të marrë ilaçet që ndihmojnë organizmin të bashkëjetojë me organin e transplantuar. Por sado e përparuar, procedura ka ngritur shqetësime etike dhe mjekësore.

Dr. Sheriman Silbert është specialist për fertilitetin. “Nëse organizmi e lufton mitrën e transplantuar në një moment të caktuar gjatë shtatzanisë, kjo do të krijonte një problem mjekësor tepër serioz”. Në një rast të tillë do të vihej në rrezik si jeta e nënës edhe e fëmijës.

Mjekët e spitalit Downtown në New York, thonë se në fillim transplantimi i mitrës do të provohet tek majmunët, dhe tre muaj më vonë do të bëhet përpjekja e parë për transplantim tek një grua. Dr. Giuseppe Del Priore është duke intervistuar kandidatet e mundshme: “Ne kemi shpenzuar 10 vjet dhe mijëra e mijëra orë përpjekje për ta kryer sa më e sigurt që të jete e mundur transplantin. Dhe personi që do të jetë kandidatja e parë duhet të jetë shumë e qartë për rrezikun e mundshëm

.” Rreziqet, kanë ngritur disa shqetësime etike. Disa njerëz mendojnë se arsyeja e vërtetë për një transplant është të shpëtojë jetë njerëzish dhe jo të rrezikojë jetën e dikujt. Lori Andrews është profesore e bioetikës në Çikago. “Ne e kryejmë transplantin e veshkave vetëm për njerëzit të cilët janë në rrezik të vdesin pa të: ne nuk rrezikojmë jetë njerëzish”

Por transplantimet po ashtu synojnë edhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Në Francë dhe Kinë janë bërë transplantime të fytyrës. Transplantimet e dorës po ashtu po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Për gratë të cilat nuk mund të lindin si pasojë e kancerit, apo sëmundjeve të tjera, transplanti i mitrës u jep shpresë se një ditë mund të kenë mundësinë të rrisin një fëmijë që lind nga trupi i tyre. “Mundësia për të mbajtur në krahë fëmijën tim, do të ishte një dhuratë e paimagjinueshme”, thotë Xhudi Brunstein, një e mbijetuar nga kanceri.

© Koha Jone 2007