SHBA, kundër piratëve rrjet më i ngadaltë

Nëse shkarkon në mënyrë të paligjshme muzikë apo filma nga interneti shpejtësia e lidhjes ngadalësohet aq shumë derisa në fund ndërpritet linja.

Kjo është në sintezë marrëveshja e arritur në SHBA mes producentëve kinematografikë dhe muzikorë nga njëra anë dhe shpërndarësve kryesorë të internetit nga ana tjetër, në përfundim të negociatave që kanë zgjatur prej vitesh.

Sipas industrialistëve të sektorit, pirateria dixhitale kushton deri në 16 miliardë dollarë në vit dhe tentativat për ta ndaluar deri tani nuk kanë dhënë rezultate të mëdha.