SHBA: Rryma prodhohet në palestër

Palestrat moderne shpenzojnë shumë rrymë elektrike për shiritat e vrapimit, televizorët e mëdhenj që i ofrojnë argëtim personave që stërviten dhe për kondicionerët.
Por, disa palestra amerikane tani po përpiqen jo vetëm që të përdorin më pak rrymë, por madje të shtojnë atë në rrjetin elektrik.
Për t’u dukur mirë në pushimin e ardhshëm në Hawaii, Cory Bilger po stërvit këto ditë në palestrën “Green Microgym” në Portland. Jo vetëm që po djeg kaloritë e tepërta, por po prodhon edhe energji.
Ai prodhon 4.19 vat energji në orë, duke lëvizur këmbët e duart…e pak edhe duke u djersitur, transmeton VOA.
“Stërvitësit prodhojnë midis 30 dhe 60 vat në orë. Tridhjetë vat në orë i jep energji një iPadi që të punojë për tre orë; 60 vat në orë i mundësojë një pajisje stereo që të punojë një orë”, ka thënë pronari i palestrës, Adam Boesel .

interesante kjo

po shprehem ne dialektin Kosovar …kuku per neve sa larg jena …

Kjo po qe eshte nje gje teper e mire :slight_smile: shume ide gjeniale! Energji e paster :smiley: