Shefi i ri i HP-së thekson se softueri do të jetë prioritet

Sot është prezantuar shefi i ri ekzekutiv i Hewlett-Packard, i cili nënshkroi kontratën dhe njoftoi se softueri i biznesiti kompanisë do të jetë prioriteti kryesor. Leo Apotheker, ish udhëheqës i softuerit të biznesit pranë SAP AG, është lideri i ri i HP-së, i cili në një konferencë për media theksoi se softueri është “ngjitësi” që mbanë të lidhura mes vete pjesë të ndryshme të kompanisë.

“Softueri është ai që siguron se pjesë të ndryshme të teknologjisë sonë realisht punojnë së bashku” tha ai.

HP është duke tentuar që të avancojë biznesin e saj të kompjuterëve personal dhe printerëve duke zgjeruar shërbimet e saj teknologjike, magazinimin e të dhënave dhe sigurinë. Analistët kanë vënë në pikëpyetje punësimin një CEO-je që ka dhënë dorëheqje befas nga pozita e tij e fundit, ku ka qëndruar për më pak se dy vite.

Por HP mbrojti përzgjedhjen e saj të premten duke thënë se Apotheker ishte i vetmi kandidat i ofruar për pozitën e shefit ekzekutiv. Drejtori i kompanisë Robert Ryan, tha se Apotheker ka ndihmuar SAP që të postojë 18 çerek me radhë me rritje dyshifrore në të hyra softuerike mes 2004 dhe 2009.

Paralajmërimi i së premtes ka zënë në befasi të gjithë, duke shkaktuar rënien e aksioneve të HP-së, të cilat nuk i kanë punët mirë qysh prej gushtit, kur u bë e ditur se Mark Hurd, do të largohet nga kompania për shkak të pretendimeve për ngacmime seksuale dhe raporteve të dyshimta për shpenzime.

Shumica e analistëve kanë pritur që HP të punësojë shef ekzekutiv nga brenda kompanisë, apo të merr një të jashtëm me një rezyme më të fuqishme sesa ajo e Apotheker. Ky i fundit është një gjerman 57 vjeçar, që ka shpenzuar shumicën e karrierës në SAP AG para se të promovohej si CEO në prill të vitit 2008. SAP vendosi që të mos rinovojë kontratën e tij pasi ajo kaloi para tetë muajsh, për shkakun se performancat financiare të SAP filluan me rënie pasi Apotheker rriti taksat që duhet të paguanin konsumatorët e kompanisë për të mirëmbajtur dhe avancuar softuerin.

Tek HP Apotheker do të pranojë një pagë vjetore prej 1.2 milion dollarë, plus një bonus 4 milion dollarë për nënshkrim të kontratës dhe një shumë shtesë prej 4.6 milion dollarë asistencë. Ai do të fitojë vitin e ardhshëm edhe një bonus kesh prej 6 milion dollarë.

Apotheker gjithashtu do të ketë qasje në aksionet e HP-së. Ai do të ketë në dispozicion 156.000 aksion të HP-së, që do t’i përfitojë gjatë dy viteve të ardhshme, dhe do t’i ketë në posedim derisa të jetë i punësuar në kompani. Ai gjithashtu do të ketë rastin të fitojë deri në 728.000 aksione, nëse arrin t’i plotësojë synimet e parapara.

Në total, Apotheker për tre vitet e ardhshme, do të ketë rastin që të mbledh kesh dhe aksione të stokut, me një vlerë prej 53 milion dollarë./pcworld.al

Nuk e di ne çfare software do te kete HP prioritet pasi çdogje eshte tashme e zene :slight_smile: mbase ndonje OS i ri nga HP :slight_smile:

Hmmm… ate mendoj edhe un ReniX, pasiqe Tablet OS eshte gati…:slight_smile:

Pash nje video te Tablet te HP, me windows 7, por ishte skandal fare…prekja nuk ishte fare e ndjeshme. Vite mbrapa iPad.it

Eeeh… si iPad nuk eshte as 1 :smiley: Kta tjert vetem qka mundohen kot , se me iPad nuk munden