Sheiku Al Maktum kerkon Milanin

[b]

Sheiket shenjestrojne nje tjeter skuader europiane. Pas dy klubeve ne Premier League, tashme duart e manjateve arabe te naftes jane shtrire edhe drejt Serie A. [/b]

Mohammed bin Rashid Al Maktum kerkon te bleje shoqerine e Milanit nepermjet fondit Dubai International Capital. Sipas burimeve nga Dubai, sheiku ka pare ndeshjen kunder Fiorentines, duke shfaqur interes per shoqerine Fininvest ku ben pjese edhe klubi i Milanit.
Oferta qe parashikon 40 % te aksioneve do paraqitet gjate kesaj jave, por mendohet se nese kjo pjese shitet, atehere edhe 60 % nuk do qendroje per shume kohe ne duart e presidentit Berlusconi.
400 milione euro per 40 % te aksioneve eshte oferta per klubin, vlera e te cilit shkon deri ne 1 miliarde euro. Tashme, fjala e fundit i mbetet presidentit te shoqerise, Silvio Berlusconi.

Wow, çfare leku paskan keta! ishalla e marrin dhe milan te bej ndonje blerje te mire se po vete keq!