Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata

E Merkure, 14 Shkurt 2007
Zgjedhja e dhuratave kthehet ne ankth per te rinjte e kryeqytetit. Ata pohojne se festa e te dashuruarve eshte simbolike dhe se jane kunder “paradave” masive drejt parkut te Liqenit Artificial

Luljeta NDOKA

Shetitje nga Liqeni Artificial, xhiro nga bulevardi dhe per ata me te kamurit, darka ne restorantet me luksoze. Kjo eshte menyra e vetme per te kaluar festen e “Shen Valentinit” ne Tirane. Te pakten keshtu ka qene deri tani. Ndersa kete vit, te rinjte pretendojne se i ka lodhur kjo menyre te festuari. Duan me shume intimitet, se, ne fund te fundit, kjo nuk eshte feste kolektive, sipas tyre. Ndersa ka nga ata te dashuruar qe e kane alergji “Shen Valentinin”, duke ndjekur parimin “Ne dashurojme perdite, kjo feste eshte thjesht nje hipokrizi”. Gjithsesi, duan apo s´duan ata, me 14 shkurt te gjithe festojne. Bejne dhurata, marrin te tilla, dhe fytyren e kane te veshur me nje buzeqeshje qe nuk u vihet re perdite.

Dhuratat

Pikerisht ketu fillon edhe stresi. Pothuaj qe ne fillim te muajit me te shkurter te vitit, te dashuruarit fillojne te kursejne parate per t´i blere dicka partnerit. Keto dhurata me shume se simbolike, jane te shtrenjta. Parfume, komplete te brendshmesh, veshje, kremra nga me te kushtueshmit jane me te kerkuarat neper dyqane. Erioni, student per mjekesi, duket teper i shqetesuar per dhuraten qe do t´i beje te dashures. Parate ka mundur t´i kurseje, por nuk di cfare t’i bleje. “Do t´i pelqeje, apo jo”, kjo dileme nuk eshte vetem e tij, por e te gjitheve qe duan te bejne dhurata. Dhe e kane gjetur zgjidhjen. Meshkujt kane zgjedhur te marrin me vete per t´i kerkuar mendim shoqes me te ngushte, ndersa vajzat, shoket e tyre. Vetem ata e dine se c´mund t´u pelqeje personave te gjinise se tyre.

Rikthehen lulet

Ndersa ata qe e kuptojne festen thjesht si nje simbolike te dashurise, kane zgjedhur t´i dhurojne te dashures, se fejuares apo gruas nje lule, nje shishe shampanje apo cokollata. Nje trendafil blu, nje karafil te kuq apo disa zambake, jane ne “shenjestren” e te rinjve. Sigurisht, keto duhen shoqeruar edhe me ndonje dhurate tjeter. I dashuruari qe dhuron, nuk do qe te perballet me ndonje rrudhje buzesh apo me pakenaqesi, qofte edhe te menduar. Ne fakt, “Shen Valentini” konsiderohet nje feste simbolike, por ai shfrytezohet edhe per permbushjen e ndonje nevoje me ane te dhuratave. Gjithsesi, pozitiv duket fakti, se te rinjte e kane kuptuar tashme nevojen e te festuarit te kesaj dite ne intimitet.

Xhiroja

Shitesit ambulante jane fatlume gjate dy diteve te vitit: me 1 maj dhe me 14 shkurt. Ne te dyja ditet aty behen “parada” masive te kryeqytetasve pa dallim moshe. Pothuaj gjate te gjithe viteve, qekur dita e te dashuruarve ka filluar te festohet ne Shqiperi, destinacioni i cifteve ka qene pa dyshim parku i Liqenit, moment ky i fiksuar ne nje album fotografish, ku shquhen buzeqeshje te pafundme. Gjate viteve te kaluara, prurje njerezish te dashuruar ka pasur edhe nga rrethet e tjera, duke cuar shpesh ne bllokim te trafikut. Duket se ka qene pikerisht ky element, qe ka cuar ne “bindjen” e te dashuruarve, se 14 shkurti nuk eshte feste kolektive, perkundrazi. E rendesishme eshte te japesh dhe te marresh dashuri, dhe jo te dukesh i lumtur ne syte e te tjereve.

nga korrieri.com

Me duken shume qesharake te bej nje dhurat ne vit atij qe dua!

Nese dikush pret 14 Shkurtin qe ti beje dhurate te dashures/dashurit, nuk eshte dhe aq e kenaqshme.

Dhurate mund ti besh dikujt edhe ne nje dite te zakonshme pa patur ndonje feste, por mua personalisht,
do me pelqente edhe ne 14 te me dhuronin dicka :slight_smile:

qfar keni marr nga te dashurit

sme pelq fare ky shen valentini mua