Sherr në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

Ndeshja Flamurtari-Skënderbeu tashmë është mbyllur qetësisht, pas një situate kaosi, ku tifozët vlonjatë hodhen sende të forta në fushë. Në turma të mëdha, tifozët janë drejtuar dhe drejt automjeteve dhe autobusit të futbollistëve, por e gjithë kjo është shmangur me sukses.

Tifozët vlonjat kanë dashur të nxjerrin dufin e një sezoni të tërë duke shfryrë mbi skuadrën e Skënderbeut në ndeshjen e fundit të kampionatit:duartrokas: .Flamurtari -Skënderbeu ka përfunduar me fitoren e vendasve 1-0 dhe në fund, vlonjatët kanë ngritur eshe një kupë që do të thotë se ata janë fituesit moral të kampionatit, por tifozët edhe pas ndeshjes kanë shfryrë në gjithcka që u dilte para.

Pas fërshëllimës së gjyqtarit Janku, e gjithë tribuna kryesore është shkatërruar pasi tifozët e Flamurtarit kanë shkulur karriget dhe kanë hedhur sende të forta në fushë. Më pas, tifozët kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar rrugën duke kërkuar për autobuzin e skuadrës korçare. Është krijuar një situatë mjaft e tensionuar dhe një kaos në qytetin bregdetar. Ky kampionat ka përfunduar si mos më keq dhe kjo situatë që është krijuar është e paprecedentë ashtu si është edhe sjellja e Federatës së Futbollit e cila nuk ka asnjë reagim dhe për më shumë që i është shmangur një skene të tillë. Një kampionat që duhet harruar sa më shpejt të jetë e mundur. Sa për kronikë, vlonjatët e fituan ndeshjen e fundit duke i mposhtur kampionët, ndërsa ky sezon ka dhënë edhe verdiktet e tij. Skënderbeu kampion dhe në Champison League sezonin e ardhshëm Flamurtari në vend të dytë dhe në Europa League ku do të luajë edhe Vllaznia bien direkt në Kategorine e Parë, Besa dhe Elbasani. Në play-out do të luajnë Dinamo që do të përballet me Beslidhjen dhe Shkumbini që do të luajë me Mamurrasin.

Po normale ter fshatart e Vlores , ai shkon atje luan futboll fiton kupen ata Vetem shanin sikur nuk ka kuptim njeri do ta fitonte

ndonje akt shum i qyteteruar nuk ish …por ate fjalen fshatar do e zv me TIFOZA TE FLAKT ne kulmin e nervave…duke reaguar ndaj padrejtesis qe ju be !!!
kur esht zen shqiperia me greqin ne stadiume , ska then njeri nga ne " fshataret e shqiperis"…qe per nje fjal goje jan zen …e jo me per hilera ne loj cf mund te ish ber :!: :!:

majdi nuk kan faj tifozet e vlores. po ta kesh ndjekur se si shkuan punet ne kampianatin shqiptare tdo e kishe kuptuar iritimin e tifozerise. dhe jo vetem tifozet e volres por cdo lloj tifozeri ashtu do bent me ate sjellje te pa drejet qe ju be flamurtarit. po thuajse se ja grabiten trofeun e kampionatit. federat shqiptare e futbollit doli hapur ne mbeshtetje te skenderbeut. po keshtu vuri edhe skuadra te tjera qe te luftonin per skenderbeun. dhe kunder flamurtarit duke perfshire dinamon vllaznine lacin shkumbinin. bylisin.