Shfaqen risi në faqet e rrjetit Facebook

Rrjeti Facebook ka lëshuar Faqet në Facebook për 2011, kështu që ju mund të njoftoheni me disa veçori të reja. Nëse jeni administrues i një faqeje në Facebook, ju tashmë keni marrë punë për të bërë. Më 10 mars, secili do të kalojë në versionin e ri të faqeve në Facebook, por tani vetëm administruesit e faqeve mund ta vështrojnë pamjen e ndërfaqes dhe ta rregullojnë.

Të rejat për faqet në Facebook janë:

Lajmërimet: Ju tani do të merrni lajmërime në Facebook dhe lajmërime në email, kur pëlqyesit postojnë ose pëlqejnë diçka në faqen tuaj.

Përdorni rrjetin Facebook si faqen tuaj: Faqet tani punojnë më shumë si llogari personale. Ju mund të pëlqeni postimet e të tjerëve dhe të postoni në mure dhe faqet e tjera si në faqen tuaj. Secila faqe do të marrë një furnizues me lajme, dhe shokët e përbashkët dhe interesimet do të paraqiten për çdokënd që shikon faqen gjersa është i kyçur.

Shiriti Tab në anën e majtë: Zhvendosja ka lëvizur në anën e majtë të faqes dhe administruesit mund të përdorin pjesën anësore për të theksuar veçoritë e administruesve të faqes, ose për të theksuar faqe të tjera të ngjajshme.

Filtruesi i murit për “çdokënd”: Njerëzit që e shikojnë një faqe do të jenë në gjendje të shohin postimet nga ajo faqe ose postimet nga secili dhe rruga e re e filtrmit do të shtyejë postimet më interesante në maje të faqes. Administruesit mund të caktojnë kritere për renditje të postimeve dhe të shohin postimet e fshehura.

Fotografitë e veçuara: Si çdo llogari individuale në Facebook, faqet në Facebook tani ofrojnë fotografitë e tyre të botuara më së fundi dhe do të paraqiten në pjesën e sipërme të faqes.

Ju mund të vëreni ndërfaqen e re që do të paraqitet gjatë ditëve të ardhshme, gjersa administruesit e faqes të fillojnë ngritjen në versionin e ri. Provoni paraprakisht këtë ndyshim duke klikuar ketu