Shfrytëzimi i telefonave mobilë nuk shkakton tumor

Shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Manchesterit kanë bërë të ditur se besojnë që rrezatimi elektromagnetik i telefonave mobilë nuk sjell deri tek ndonjë rrezik i shtuar për të shkaktuar tumor në tru, kështu që për kushedi të satën herë kanë ndërruar kahen e kësaj dileme e cila ekziston që prej paraqitjes së telefonave të parë. Deri tek ky konkludim ata erdhën duke analizuar të dhënat publike të Entit britanik për Statistikë për tumoret e diagnostikuar rishtazi në Angli prej vitit 1998 deri në vitin 2007.
Sipas dr. Frank de Vocht, liderit të këtij ekipi, në vitet e hershme të 90-ta në Britaninë e Madhe filloi shfrytëzimi më i gjerë i telefonave mobilë, mirëpo të dhënat statistikore për periudhën e njëjtë nuk tregojnë kurrfarë rritjeje të numrit të rasteve të paraqitura të tumoreve. De Vocht dhe kolegët kanë regjistruar një rritje të vogël të numrit të tumoreve në pjesën e trurit temporal lobe, por nëse kjo është pasojë e shfrytëzimit të telefonave mobilë atëherë ata kontribuojnë me më pak se një rast të ri në 100.000 banorë në dekadë.
Tani vetëm duhet pritur që të fillojnë të paraqiten kritikët e këtij raporti. E deri atëherë mund të festoni me disa thirrje. Të panevojshme, natyrisht.

Sa na thon rrezatimi elektromagnetik eshte i demshem sa jooo

Po njher te shkakton doli lajmi tani jo :smiley:

eshte i demshem apo jo, njerzit nuk do qajn koken per kete ,sepse na eshte ber pjes e pa ndashme e jetes