Shihni se çfarë versioni të sistemit Ubuntu keni

Ka shumë arsye se pse përdoruesit e sistemit operativ Ubuntu mund të jenë të interesuar që të keni njohuri rreth versionit që përdorin si të instaluar në kompjuter. Dhe kjo s’është për shkak të kujtesës së dobët ose diçka tjetër. Shumë fillestarë në Ubuntu thjesht ndjehen si të humbur me të gjithë emrat e shifruar të sistemit Ubuntu, p.sh. 10.04 LTS, 10.10 etj. Ka shumë rrugë që të gjejmë se cilin version të sistemit Ubuntu jeni duke e përdorur në një kompjuter/llaptop.

Më poshtë mund të shihni disa.

Rruga më e thjeshtë për të parë emrin e shifruar është që të hapet Ubuntu menu –> System –> About Ubuntu. Dritarja hapëse do të tregojë numrin e versionit që përdorni, që është zakonisht i mjaftueshëm për fillestarët.

Duke përdorur rreshtin komandues

Për të përdorur njërën nga rrugët për të identifikuar versionit e sistemit Ubuntu, ju duhet të hapni Terminalin (shkoni në menynë kryesore në Ubuntu–> Accessories –> Terminal) dhe shkruani:

cat /etc/issue

ose

cat /etc/issue.net

Kjo do të tregojë numrin e versionit të sistemit Ubuntu, por pa emrin e shifruar.

Ubuntu 10.04.1 LTS

Një urdhër tjetër për qëllimin e njëjtë është:

lsb_release -a

Ja një mostër e paraqitur:

Distributor ID: Ubuntu
Description: Ubuntu 10.04.1 LTS
Release: 10.04
Codename: lucid

Kjo tregon informacionin e plotë rreth versionit të Ubuntu-s që ju përdorni në kompjuterin tuaj, duke përfshirë edhe emrin e shifruar dhe numrin e lëshimit.

Një urdhër më shumë:

cat /etc/lsb-release

Rezultati:

DISTRIB_ID=Ubuntu
DISTRIB_RELEASE=10.04
DISTRIB_CODENAME=lucid
DISTRIB_DESCRIPTION=“Ubuntu 10.04.1 LTS”

Ubuntu është i mbështetur në bazën koduese të llojit Debian, kështu që ju duhet të dini se çfarë shtrirje ka Debian nën sistemin tuaj Ubuntu:

/etc/debian_version

Në shumicën e rasteve, rezultati do të jetë si vijon:

squeeze/sid

Kjo nënkupton që Ubuntu është i mbështetur në një degë të paqëndrueshme të Debian-it.

Gjeni se çfarë versioni të bërthamës Linux ka sistemi juaj Ubuntu:

Për të marrë këtë informacion, shtypni urdhrin e paraqitur më poshtë që vlen jo vetëm për Ubuntu, por edhe në ndonjë lloj tjetër Linux:

uname -a

Rezultati sipas një shembulli:

Linux artemn-laptop 2.6.32-24-generic #38-Ubuntu SMP Mon Jul 5 09:22:14 UTC 2010 i686 GNU/Linux./pcworldalbanian

din gje si mundem te vej fotoprofili ne ubuntu ? bej klik te djatht siper fotos … por nuk me nxjer set us desktop background :frowning:

Per te vendos foto ne profilin e llogarise ne Ubuntu, shko tek System-> Preferences -> My Profile dhe kliko siper imazhit bosh.

E bukur kjo , Renix akoma eshte gjall ai sistemi operativ tek pc jot

Po po gjalle! :slight_smile: Duhet ndonjehere per ndonje pune te vogel.

thx reniX :slight_smile:

Y’re welcome :slight_smile: