Shikimi i kanaleve satelitorë në më shumë se një TV

Si mundem me lidhe nga paketi i Digit Alb permes Ipkos me shum televizore per qe programet me i nderru ne televizor e jo ne resiver ,pasi qe tash kete paket mundem me shiku vetem ne nje TV dhe programet me i nderru vetem nga resiveri.

Kjo është pak e vështirë të realizohet sepse kërkon aparatura të tjera që do të thotë shpenzime të tjera. Nëse ti e ke mundësinë të shpenzosh për një gjë të tillë atëhere mund të të japim edhe disa informacione lidhur me këtë çështje.

Duhet të dish se kjo është një punë që nuk mund ta bësh dot ti pasi kërkon teknik pasi ka të bëjë me gjëra që një amator nuk mund ti bëjë.

Nese nuk e ke te veshtir dhe nese ke kohe Peniel a ka mundesi te na tregosh se sa kushton kjo gje, dhe kush mund ta kryej , apo cfar paisje duhen
Nese ka diqka mund edhe te me lajmrosh ne mesazh privat.

Nuk është nevoja e mesazheve private. :slight_smile:

Njëra mënyrë është të kesh dy aparate të njëjta që kanë mundësinë e shpërndarjes së kartës. Pra, ke futur kartën smart tek njëri aparat dhe nëpërmjet një antene të posaçme dhe duke zgjdhur opsionin e shpërndarjes brenda në aparat, transmeton tek aparati tjetër i cili ka edhe ai antenën për marrje. Kjo është mënyra që është quajtur card splitter. Jo të gjithë aparatet kanë mundësinë e shpërndarjes. Ki kujdes këtu.

Mënyra tjetër është po ashtu card splitter por kësaj here kemi një sistem tjetër. Nevojiten përsëri aparate satelitorë sasi kjo që varet nga sasia e televizorëve tek të cilët duam të shikojmë kanalet satelitorë. Mënyra është siç përshkruhet edhe në figurën më poshtë. Kemi kartën mëmë të cilën e fusim tek shpërndarësi dhe më pas ai bën transmetimin në kartat e tjera të vendosura në aparatet e tjera satelitorë. Kjo është mënyra pa kabëll por ka edhe mënyrë të njëjtë por me kabëll. Besoj se kjo e fundit funksionon më mirë pasi nuk ndikohet nga transmetime të tjera wireless.

Mënyra tjetër dhe besoj më e mira është ajo e vendosjes së një aparature e cila ka si funksion ‘‘përkthimin’’ e sinjalit satelitor në sinjal të zakonshëm si ai që merret me anë të antenës së zakonshme televizive. Kjo aparaturë vendoset kryesisht në hyrje të sinjalit satelitor dhe me një programim të saktë ‘‘përkthen’’ të gjitha sinjalet e kanaleve satelitorë që ne kemi zgjedhur të shohim nëpërmjet sasisë së LNB që kemi vendosur në pjatën satelitore, në sinjal të zakonshëm. Kjo përdoret më tepër në pallate me shumë apartamente dhe kështu kanë mundësinë të gjithë të shohin kanale satelitorë pa qenë e nevojshme të instalojë gjithsecili antenën e tij.

Kjo aparaturë është disi e shtrenjtë dhe kërkon persona të specializuar. Dhe për më tepër varet edhe nga vendi ku jeton dhe nëse kjo disponohet në tregun vendas. Personalisht do të të këshilloja shpërndarësin. Kontakto me një pikë shitjeje apo instalimi të antenave satelitore dhe pyeti për këtë.

Shpresoj të jem bërë i qartë.

Ky sistemi këtu kushton rreth 170 euro dhe mbështet pjesën më të madhe të kartave të abonimit dhe sigurisht edhe Connax 5-7.

Sistemi që ndodhet tek figura më poshtë kushton rreth 400 euro. Ky ka një transmetim më të fuqishëm të sinjalit dhe në lidhje direkte arrin deri në 2km.

Çdo shpërndarës ka edhe specifikat e tij dhe në bazë të këtyre specifikave varet edhe çmimi.

Faleminderit shume Peniel

kam nje aparat dream 500-s kur e bleva nga dyqani me puoj mire edhe i shikoja kanalet tring me ledhje me internet sot u bllokuan kanalt kurse ato qe jane te lira me hapen munde te me thote njeri se si munde te veproje flm

Ka plot forume satelitare te huaja ku mund te marresh linja falas, duke kryer 1 numer te caktuar postimesh, gjithashtu mund te gjesh dhe ndonje qe te fal 1 linje , klm