Shikoni Shqiperi - Hungari sonte ora 20:30

Shqiperi - Hungari
Ndeshjen mund ta ndiqni live ne Lirenti.com ora 20:30

https://www.lirenti.com/portal.php?faqe=live

rrofsh per lajmerimin renix puc:D:D

ku meti loja… ora 20,32 muta

sikur that qe do jepnit ndeshjen live??? shqiperi e mjera shqiperi

nuk e shikoj dot ,

cfare genjeshtare qe jeni …
lirenti.com eshte kote …
ciao

spo jep ndeshje cne

a di njeri ndonje site ku mund ta shof ndeshjen???

Beni refresh faqen o njerez

https://www.lirenti.com/portal.php?faqe=live

Ishalla po fit0nn m0re zot …

qa ka lidhje postime bee me kqyre ni loj fottball…^o)

Kombetarja Shqiptare zhgenjen serish ne loje dhe rezultat. Kuqezinjte e drejtuar nga Arie Haan jane mundur ne “Qemal Stafa” nga 0-1 nga Hungaria e Koeman duke treguar se eshte ende nje skuader e papjekur dhe pa nivelin e duhur per te konkurruar kundershtaret me te forte te grupit. Hungarezet jane treguar me te qarte ne lojen e tyre, duke i finalizuar rastet ne minuten e 38-te me ndeshkuesin Toghelle qe shenoi edhe ne takimin e pare te humbur 2-0. Shpesh here gjate fraksionit te pare te lojes, inisiativen e kane ndermarre miqte, ndersa mesfusha kuqezi nuk ka funksionuar pothuajse fare dhe sulmi ka qene i vaket me inisiativat personale te Salihit e Berishes qe jane bllokuar me sukses nga miqte. Nga ana tjeter, hungarezet kane qene me konkrete duke rrezikuar disa here porten e Hidit.

Pjesa e dyte ka nisur me nje rast te paster te Toghelle qe i vetem para Hidit nuk ka mundur te dyfishoje. Me hyrjen ne loje te Bakajt sulmi mori me shume fuqi por portieri Babos arriti te neutralizoje cdo krosim apo gjuajtje te lojtareve kuqezinj. Kjo fitore e ngjit ne kuoten e 10 pikeve Hungarine, po aq sa Danimarka, ndeersa kombetarja jone qendron ende ne kuoten e 6 pikeve.

Ndeshja minute pas minute

1’ Starton ndeshja ku miqte shkelmojne topin e pare nga qendra

4’ Dallku shkakton faull ne mesfushe, ndersa Torghelle zihet ne pozicion jashte loje

6’ Grushton Babos pas nje krosimi te Skeles nga e majta

9’ Faull i lojtareve hungareze ne dem te Currit ne afersi te zones tone te rreptesise

11’ Salihi nuk mundet te stopoje nje top te pasuar nga Berisha, duke humbur nje rast mjaft te mire per te rrezikuar porten hungareze

12’ Szelesi kroson nga e djathta por Hidi neutralizon aksionin kundershtar

13’ Karton i verdhe per Canen pas nje nderhyrje te parregullt ndaj Torghelle

14’ Dalje amatore e portierit Hidi por Torghelle nuk perfiton duke e nxjerre topin jashte

15’ Goditja e dyte nga kendi per hungarezet por mbrojtja kuqezi pastron me veshtiresi zonen

17’ Shqiperia prane golit. Salihi nuk arrin te godase me koke nje top te ardhur nga Ervin Skela

20’ Salihi rremben nje top dhe godet nga vija e 16 metrave, por topi kalon prane shtylles pingule te Babos

23’ Skela harkon ne zone por askush nuk perfiton

25’ Goditje nga kendi per tanet. Duro kroson ne zone por Babos pret i sigurt

28’ Dardai pason nje top ne thellesi per Torghelle i cili nuk arrin ta kape

29’ Goditje e rrezikshme nga Hajnal qe per pak shenjestron ketarkendeshin e Hidit

30’ Berisha godet nga jashte zones por nuk arrin te rrezikoje porten kundershtare

31’ Pozicion jashte loje per Salihin pas nje krosimi te Duros nga e djathta

33’ Goditje denimi per Hungarine pas nje faulli te Vangjelit ne afersi te zones se rreptesise

34’ Hajnal godet dy here pas kthimit te topit nga muri, por asgje per t’u shenuar per skuadren e Hungarise

37’ Harkim i rrezikshem i topit ne zonen tone pas nje goditje nga kendi per hungarezet

37’ Karton i verdhe per Vanczak pas nje nderhyrjeje te rende ne mesfushe ndaj Salihit

38’ 0-1 Armend Dallku gabon rende ne zonen tone duke mos larguar dot topin me koke dhe Torghelle shenon golin per Hungarine

43’ Salihi Nuk mundet te shenoje para portes se Babos pas nje rremuje ne zone

45’ Mbyllet 45 minuteshi i pare me rezultatin 0-1

46’ Fillon pjesa e dyte

46’ Cana gabon dhe Torghelle gjendet vetem me Hidin por nuk perfiton duke humur nje rast te paster per te dyfishuar

46’ Lika nuk arrin te shenoje pas nje goditje te forte brenda zones

49’ Lika kroson nga e majta por Berisha nuk arrin te shenoje pasi godet me koke shume afer kuadratit te Babos

51’ Presion i skuadres tone kundershtare qe dyndet ne gjysmefushen e Hungarise

53’ Krosim i Skeles ne zonen hungareze por askush nuk perfiton

54’ Goditje kendi per kuqezinjte por hungarezet pastrojne zonen serish

56’ Hustzi kalon Vangjelin dhe godet porten tone, por Hidi neutralizon

59’ Salihi pason gabimisht duke u dhuruar nje top hungarezeve ne zonen e tyre

62’ Goditje denimi per Hungarine ne te majte te zones se rreptesise por Hidi grushton

64’ Torghelle rrezohet ne zonen e rreptesise pas nderhyrjes se Hidit dhe proteston por topi rivihet ne loje nga vija fundore

67’ Karton i verdhe per Klodian Duron

69’ Skela kroson ne zone por Babos del mbi te gjithe dhe kap topin

70’ Gilman Lika zevendesohet nga Elis Bakaj

72’ Aksion i rrezikshem per kombetaren shqiptare. Bakaj kroson ne zone por Berisha nuk perfiton

73’ Bakaj godet nga jashte zones por Babos dergon topin jashte. Pak sekonda me vone edhe Duro shenjestron porten por Babos pret me lehtesi.

75’ Karton i verdhe per Armend Dallkun

78’ Bakaj kroson serish nga e djathta por topi eshte teper ne thellesi pasi portieri kundershtar nuk e ka te veshtire ta neutralizoje

79’ Halmosi ndeshkohet me karton te verdhe

81’ Dallku godet brenda zones por mbrojtesit kundershtare largojne topin

82’ Bakaj ka krosuar serish nga e djathta por eshte Babos qe ka nderhyre per te disaten here duke evituar nje rast te rrezikshem ne porten e tij

83’ Tjeter goditje denimi per kombetaren tone ne afersi te zones se Hungarise. Duro kroson por Babos kercen mbi te gjithe dhe pret topin

87’ Goditje denimi ne kufirin e zones se rreptesise pasi Huzsti eshte ndaluar ne menyre te parregullt nga Curri

88’ Ekzekuton goditjen Huzsti por topi del shue metra mbi tranversen e Hidit

90’ Dy minuta shtese

90+2 Arbitri sinjalizon fundin. Kuqezinjte humbasin ndeshjen me rezultatin 0-1.

Kisha shpresa se do fitonte, por e kote :frowning:

une personalisht nuk njoh ndonji genjeshtar ketu ! drejtuesit na kane dhen gjithmone mundesine dhe ndihmen e tyre duke na ndihmuar ! nuk mundem dot te pranoj te fyeni ne kete menyre gjithe punen e bere nga te gjithe anetaret dhe te gjithe ata qe e drejtojne kete forum! heren tjeter tregohuni me i sjellshem .