Shikonte Euro 2012, vdes nga pagjumësia 26-vjeçari

Një i ri 26-vjeçar nga qyteti Changsha vdiq pasi u mundua të shihte të gjitha ndeshjet e EURO 2012, të cilat në Kinë transmetohen në orët e para të mëngjesit.

Sipas portalit informativ “Sina.com”, Jiang Xiaoshan, tifoz me Anglinë dhe Francën, vdiq më 19 qershor pasi pa me disa miq ndeshjen Irlandë-Itali. Pas përfundimit të takimit, Jiang u kthye në shtëpi, bëri dush, ra të flinte në orën 5 të mëngjesit dhe nuk u zgjua më.

I riu ishte i shëndetshëm e madje kishte luajtur vetë futboll me skuadrën e universitetit, por mungesa e gjumit dhe konsumimi i alkoolit i kanë dobësuar sistemin imunitar sipas informacioneve nga “Sina.com”.

Edhe në Kupën e Botës 2006 dhe atë 2010 janë publikuar lajme të rinjsh që kanë vdekur në vendin aziatik duke ndjekur skuadrat e tyre të preferuara si Brazili, Gjermania dhe Italia.

      • Updated - - -

booooooooooo tani qenka rrezik te ham dhe ne tifot:o

mungesa e gjumit? :mendoj: