Shitjet globale të kompjuterëve personal pësuan 10% rënie!

Dërgesat globale të PC-ve kanë pësuar një rënie në 64.8 milionë njësi në tremujorin e parë të vitit 2016, një rënie 9.6 për qind nga 71.7 milionë njësi të shitura të një viti më parë, thuhet sipas një raporti paraprak të publikuar nga Gartner.

Tre muajt e parë të vitit 2016 shënuan rënien e vazhdueshme dhe tremujorin e gjashtë radhazi me trend negative në dërgesat e PC-ve. Dhe për herë të parë që nga viti 2007 shitjet e kompjuterëve personal për një tremujor kanë rënë nën 65 milionë njësi.

Ekonomitë në zhvillim janë prekur veçanërisht nga rënia, me dërgesat e PC në Amerikën Latine që kanë rënë për 32.4 për qind nga viti në vit, të cilat janë ndikuar fuqimisht nga jostabiliteti ekonomik dhe politik në Brazil.

Raporti shtoi se rënia e vazhdueshme e dërgesave në SHBA tregoi se baza e përdoruesve është ende duke u pakësuar, një faktor që është reflektuar në të gjitha ekonomitë e zhvilluara.

Tremujori i parë i vitit 2016 e pa Lenovon duke e ruajtur pozicionin e saj udhëheqës në shitje me 19.3 për qind të tregut, edhe pse shitjet e saj ranë për 7.2 për qind në 12.4 milionë.

Megjithatë, në katër tremujorët e fundit Lenovo ka treguar rritje dyshifrore në SHBA, ndërsa tregu i përgjithshëm ka rënë. HP mbeti i dyti me 17.6 për qind të tregut global, krahasuar me 17.5 përqind në TM1 2015, e ndjekur nga Dell me një pjesëmarrje prej 14.1 për qind, dhe Asus dhe Apple, me 8.3 për qind dhe 7.1 për qind respektivisht.