Shkarkohet Skolari, Çelsi kërkon trajner

Barazimi 0-0 me Hull Sitin ka qenë i papranueshëm për drejtuesit e Çelsit, që kanë shkarkuar sot trajnerin brazilian Luis Felipe Skolari. Lajmi bëhet i ditur në sajtin zyrtar të klubit londinez, ku shkruhet: “Luis Felipe Skolari ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme sot nëmengjes. Duhet të theksojmë se ai ka bërë një punë shumë të mirë gjatë këtyre muajve dhe për këtë e përgëzojmë. Na vjen keq që bashkëpunimi me të nuk qe i gjatë. Për fat të keq, rezultatet e detyrojnë të largohet pa mbaruar ende sezoni. Ne jemi akoma në garë për trofetë sezonale, kështu që do të bëjmë të pamundurën për ta zëvendësuar me njeriun e duhur. Rei Uilkins, asistenti i tij, do të vijojë punën derisa të gjejmë trajnerin e ri,” – shkruhet në faqen zyrtare të Çelsit. Skolari erdhi me shumë bujë gjatë merkatos së verës në krye të londinezëve të Çelsit, menjëherë pas përfundimit të kampionatit europian. Skolari ka drejtuar për dy fushata radhazi kombëtaren e Portugalisë, por më shumë mbahet mend si trajneri fitues u kupës së botës në krye të Brazilit në vitin 2002 në Japoni dhe Kore