Shkencëtarët në gjueti të planetit të stërmadh

Të gjithë jemi rritur me mësimet se sistemi ynë diellor përbëhet nga 9 planete dhe Jupiteri është më i madhi. Por le të përgatitemi për surprizën, mund të mos jenë 9 dhe Jupiteri mund të mos jetë planeti më i madh.

Shkencëtarë, astronomë dhe astrofizikantë janë vënë në gjueti të një planeti të stërmadh gazi që mendohet se është 4 herë për nga përmasat më i madh se Jupiteri dhe që ndodhet në skajet e sistemit tonë diellor.

Astrofizikantët John Matese dhe Daniel Ëhitemire nga Universiteti i Luizianës thonë se do të jenë në gjendje të kapin me teleskop “gjigandin e fshehur”, të pagëzuar me emrin Tyche, brenda 2 vjetësh. Ata mendojnë se përbërja e tij është pak a shumë e njëjtë me atë të Jupiterit, pra hidrogjen dhe helium, si dhe të ketë satelitë natyrorë. Nga përllogaritjet e tyre, astrofizikantët deklarojnë se orbita e Tyche rreth Diellit është rreth 15 mijë herë më e gjatë se ajo e Tokës dhe rreth 375 herë më shumë se sa ajo e Plutonit.

Por deri kur të zbulohet ka kohë dhe astrofizikantët shprehen se do të jetë në varësi të Unionit Ndërkombëtar të Astronomisë për të vendosur nëse Tyche do të bëhet planeti më i ri i sistemit tonë diellor, apo do të krijohet një kategori e re ndarëse për të.

Duke pare njeriun mbi toke si nje gje e vogel dhe ta vesh siper nje nga ketyre planeteve te tjere gjigand, ai pothuajse as si qeliz nuk duket!!!

Nese ne toke, per te fluturuar nga nje kontinent ne tjetrin duhen 10-12 ore, ne keta planet mund te flasim fare mire fluturim me jave apo muaj! Pasi te lundrosh do te ishte e pamundur pa 2-3 apo 5 vjet!

Duhet shpikur teletrasportimi :smiley:

Nuk kuptoj ndonjeher pse bejne kerkime aq larg per mundesi jetese apo ku di une, kur nuk kane arritur akoma te japin nje pergjigje te qarte per planetin qe ndodhet me afer nesh, i cili eshte Marsi…

Po mbase nga kerkimet larg, kuptoje ato qe ke afer :smiley: apo shpresa per nje jete tjeter jashtetokesore!

Ndoshta ka mundesi te jepet pergjigje per planetet tjera ?ku i dihet mbase me lete si per P.mars!

Ashtu them dhe un! Duhet te dish çfare ke perreth dhe pse banoret aktual te tokes nuk mund te jetojne ne keto planete nuk eshte e thene mos te mendojme per the FUTURE :smiley:

mendimet jan te lira ne mendojm te gjith te pakten 1 her ti bejm nje vizti edhe henes e jo me x planetev tjera vetem mos te kete ufo ama