Shkencëtarët zbulojnë aktin final të Diellit

Vëzhgimet e imtësishme të teleskopit hapësinor Hubble u kanë dhënë një ide të qartë shkencëtarëve se si do përfundojë Dielli jonë pas rreth 5 miliardë vjetësh.

Gjatë vëzhgimeve të bëra në një galaktikë të quajtur “Syri i macës”, është vënë re procesi i vdekjes së një ylli. Kur një yll shpërthen, ai emeton në hapësirë sasi të madhe gazrash. Në rastin e sistemit tonë diellor, ky fluks gazrash do trondisë gjithë planetët duke i shtyrë larg pozicionit të tyre të origjines.

Në studimet e bëra me yllin e vdekur, eshte vene re se ne hapesire jane perhapur nje numer i madh mbeturinash kimike te cilat do te bashkohen me yjet me te reja. Nderkohe, nese rikthehemi tek Dielli jone, lajmi i vertete eshte se ai nuk i është rikthyer ciklit 11 vjeçar ku shfaqet me ato qe njihen si “njollat diellore”.

2008-ta është karakterizuar nga një aktivitet i qetë diellor. Nëse vazhdon kështu edhe për 9 muaj, atëherë do të thyhet rekordi i vitit 1913 që u njoh si “viti pa njollat e Diellit”.

rrofsh per informacionin

Njihet nje periudhe e gjate me pak njolla ne Diell prej vitit 1645 deri ne 1715, qe u shoqerua me nje te ftohte te zgjatur ne Europe. Nese perseritet historia, atehere do ndodhe qe duhet te perballemi me pasoja serioze te klimes.