Shkencetari: Femije te klonuar brenda 2 vjetesh


Shkencetari Panayiotis Zavos

Shkencetari amerikan Panayiotis Zavos ka deklaruar se ka klonuar 14 embrione njerezore dhe 11 prej tyre i ka vendosur ne mitren e kater grave.

Lajmi behet i ditur nga gazeta “The Independent” ne internet. Klonimi eshte filmuar dhe eshte kryer ne nje laborator sekret ne Lindjen e Mesme. Zavos ka treguar se asnjeri prej embrioneve nuk ka cuar ne shtatzeni, por ky eshte kapitulli i pare drejt krijimit te qenive te klonuara, nga qelizat e lekures se njerit prej prinderve.

"Nese shtojme perpjekjet, mund te kemi nje femije te klonuar brenda 1-2 vjetesh. Qellimi im eshte te ndihmoj njerezit”, tha ai. Sipas “The Independent”, dhjetera cifte kane kontaktuar me shkencetarin me shpresen se mund te kalojne problemet e fertilitetit permes teknikes se klonimit qe u perdor ne rastin e deles Dolly ne 1996.

Pacientet e perfshire ne kete ceshtje jane tre cifte te martuarish dhe nje grua beqare. Ekperimentet e klonimit u filmuan ne 2003 nga Peter Williams per Discovery Channel.

Edhe me pare jane prodhuar embrione te klonuar njerezore, por me qellimin e marrjes se qelizave embrionale dhe jo per tu vendosur tek grate per shtatzeni. Zavos thote se disa prej embrioneve jane zhvilluar deri ne stadin e 4 qelizave perpara transferimit, por te tjere deri ne 32 qeliza. Zavos ka prodhuar me pare embrione njerezore nga persona te vdekur.