Shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini Houghton vjen në Prishtinë

DOKU:TECH Edicioni Special i paraprinë hapjes zyrtare të DOKU:TECH 2016 me datat 6-7 gusht 2016, në “Lidhjen e Prizrenit” në Prizren.

DOKU:TECH Edicioni Special mirëpret Laura Mersini-Houghton, kozmologen shqiptaro-amerikane, e cila do të prezantoj teorinë e saj mbi Multiuniversin- teoria e pakrahasueshme e universit tonë si univers paralel me shumë të tjerë, të cilën ajo e ka mbrojtur përballë shkencëtarëve me ndikim global si: Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Univerzitetin e North Carolina në Chapell Hill. Ajo është mbështetëse e teorisë së multiverseve, e cila thotë se universi ynë është vetëm një nga shumë të tjerë që na rrethojnë. Ajo ka argumentuar se anomalitë strukturale në universin tonë më së miri shpjegohen nga tërheqjet gravitacionale të ushtruara nga universet tjera. Mersini-Houghton kreu bachelorin e saj në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe Masterin në Universitetin e Maryland. Ajo u doktorua në vitin 2000, nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee.

DOKU:TECH Edicioni Special po ashtu do të shpalos programin për DOKU:TECH-un e sivjetmë, folësit të cilët janë po thuajse në rrugën e tyre për në Prizren, të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me audiencën dhe t’i sfidojnë mendjet e tyre, si dhe të gjitha përgatitjet e ekipit rreth organizimit të kësaj konference.

DOKU:TECH solli folës të rangut botëror për tu bashkuar me mendjet më të ndritura në teknologji nga gjithë regjioni Ballkanik.” – Elizabeth Stark, Stanford, Ligjëruese në Yale, Themeluese e StartBitcoin.