Shkodër, rëndohet bilanci i aksidentit

Në orët e mbrëmjes u rëndua bilanci i aksidentit tragjik në Shkodër, pasi ndërroi jetë edhe adoleshenti tjetër, duke e çuar në 5 numrin e viktimave.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës, në aksin Shkodër-Lezhë, kur mjeti me te rinjtë, që lëvizte nga Tirana në drejtim të kryeqendres së veriut, u përplas me kamionin me targë Puke, që transportonte lëndë drusore. Si pasojë e përplasjes tepër të fortë, 4 nga 5 personat që ndodheshin në automjetin tip BMW kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pak orë më vonë, nëna e një prej adoleshentëve të vrarë,

pas goditjes nga infarkti kur mësoi humbjen e djalit të saj, pësoi vdekje klinike, por mjekët e kanë rikthyer në jetë dhe tani është nën kujdesin e tyre.
pas goditjes nga infarkti kur mësoi humbjen e djalit të saj, pësoi vdekje klinike, por mjekët e kanë rikthyer në jetë dhe tani është nën kujdesin e tyre.

Viktimat janë të gjithë 17-vjeçarë, Ledio Pirani, Orlend Mreca, Real Duli, Xheni Anamali dhe i pesti, drejtuesi i mjetit BMW, Osman Merahja, i cili u dërgua në gjendje tepër kritike për jetën në spital. Ata kishin festuar ditëlindjen e shokut të tyre, por festa është kthyer në mort për pesë familjet shkodrane.

Policia, ndërkohë, arrestoi shtetasin Prek Ndreca, drejtues i kamionit, i cili gjatë aksidentit mori plagë të lehta. Grupi hetimor vazhdon hetimet në lidhje me shkakun e këtij aksidenti të rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga shpejtësia e lëvizjes tej normave të lejuara.

Ndërkohë, për shkak të këtij aksidenti të rëndë, Bashkia e Shkodrës shpalli të martën ditë zie.

Rama ngushëllon familjarët

Kryeministri Rama ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së martës në qytetin e Shkodrës.

Në Facebook, Rama thotë se, si përfaqësues i shtetit, shpeh vendosmërinë për të marrë në vijimësi të gjitha masat e nevojshme, që do të parandalonin tmerre të tilla në aksidentet rrugore.

“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuajtjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja. Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë. Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj”, shkruan Rama.

Dheu qoft i leht, por ne shpejtesi nuk ka gabime vec pagime…

RiP

Ngushëllime familjareve!