Shkurt Nga Ndeshjet e Tjera

Iku Aragones dhe erdhi Vinsente Del Boske. Spanja nuk ka ndryshuar, madje mund të jetë edhe më e fortë se ajo Spanjë që në verë u shpall kampione e Europës, duke mundur në finale Gjermaninë. Pas takimit Brazil-Itali, Spanjë-Angli ishte miqësorja tjetër e luksit, që kishte tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv. Strategu Kapelo përballë galaktikut Del Boske. Një ndeshje shumë e bukur, që natyrisht i kalon kufijtë e miqësores. Ndeshje e veçantë edhe për Devid Bekhamin, i cili ka arritur rekordin e Bobi Murit, me 108 ndeshje me kombetaren. Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Spanjës për t’i treguar vendin edhe Anglisë, e cila ka marrë një trajner si Kapelo, për të hedh pas krahëve zhgënjimin me Stiv Meklarenin, që nuk u kualifikua për në europian. Spanjollët i ka kaluar në avantazh David Vila në minutën e 36-të, ndërsa golin e dytë e ka realizuar Florente 7 minuta para përfumdimit. Vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe supersfidës Francë-Argjentinë, e fituar po me rezultatin 2-0 nga miqtë. Diego Armando Marado ka mbetur mjaft i kënaqur nga skuadra e tij, që ka mposhtur një nga kombëtaret më të forta të Europës. Nës pjesën e dytë ka shënuar edhe Lionel Mesi, që konsiderohet pasuesi i Maradonës. Pshtë janë të shënuara të gjitha ndeshjet kualifikuese dhe ato miqësore që janë luajtur më 11 shkurt.

Burimi:Sporti Shqiptare

Megjithëse kanë pësuar një humbje të pastër me Spanjën, anglezët kanë se me çfarë të krenohen. Devid Bekham ka barazuar rekordin e Bomi Murit me 108 ndeshje me kombëtaren e luanëve. Fabio Kapelo, edhe pse nuk kishte premtuar aktivizimine tij, e ka futur ne lojë në pjesën e dytë. Bekham është bërë futbollisti i dytë agnlez që luan 108 ndeshje me Anglinë, mirëpo për të qenë rekordmeni absolut duhet të arrijë portierin Shilton, që është në kuotën e 124 ndeshjeve me kombëtaren. Poriterët në fakt e kanë disi më të lehtë për të thyer rekorde të tilla, ndaj nuk bëjnë shumë përshtypje në krahasim me futbollistët e roleve të tjera.
Për momentin Bekham po gëzon rekordin e Bobi Murit, mirëpo mbetet enigmë e ardhmja e tij: do të luajë me Milanin apo do të kthehet në SHBA, te Los Anxhelos Galaksi. Sipas lajmeve të fundit, Galaksi i ka dhënë vetë 48 orë kohë për të vendosur. Pra, nëse Milani dëshiron ta mbajë, duhet të paguajë brenda ditës së sotme, ndryshe tratativat do të konsiderohen të mbyllura.

Burimi:Sporti Shqiptare

Mesi dhe Argjentina, “show” në Marsejë!

Skuadra e Maradonës, e udhëhequr nga talenti i Barçës, ka bindur në “Velodrom” duke fituan 2-0 ndaj Francës

Gekas ka shënuar në mesin e lojës duke i dhënë Greqisë, ish-kampione e Europës, barazimin 1-1 në miqësoren e luajtur mbrëmë ndaj Danimarkës. Xhonas Boring shënoi golin e avantazhit për danezët, katër minuta para fundit të pjesës së parë, teksa e kaloi topin mbi kokën e portierit Tzoravas. Ndërkohë, sulmuesi i Portsmuthit, Gekas, shënoi golin e tij të 13-të me përfaqësuesen “helene” duke vënë barazpeshën. Greqia është në vendin e parë të grupit 2, ndërsa Danimarka kryeson grupin 1.

Zvicra dhe Bullgaria janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur dje në Gjenevë. Bullgarët patën kontrollin për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ishin të parët që shënuan me anë të Ivelin Popovit, i cili kombinoi me Stanislav Manolevin, përpara se të mposhtëte portierin Marko Voelfi. Berbatov shpërdoroi rastin për golin e dytë, ndërsa barazimi i Zvicrës erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë me Benxhamin Hugelin. Bullgaria u drejtua për herë të parë nga trajneri Stoilov.

Suedia arriti të fitojë pavarësisht nga mungesa e sulmuesve Larson dhe Ibrahimoviç në miqsoren e djeshme në Austri. Nordikët shënuan dy herë në 45 minutat e dyta me anë të talentit Ramus Elm dhe me mesfushorin e Lionit, Kim Kallstrom. Vlen për t’u përmendur se Suedia e dominoi të gjithë ndeshjen, ndërsa Austria u shfaq e rrezikshme vetëm nga goditjet standarte.

Izraeli fiton minimalisht ndaj Hungarisë

Josi Benajun shënoi golin për Izraelin në minutën e 76 të, duke i dhënë fitoren Izraelit në një ndeshje pa shumë bujë në Tel Aviv. Izraelitët nuk u kërcënuan për asnjë moment nga Hungaria në një ndeshje që u luajt me një ritëm të ulët. Izraeli dominoi me qarkullimin e topit, por pasimet e pasakta dhe finalizimi i dobët ishin pikat e dobëta të izraelitëve. Goli i Benajunit i dha tifozëve vendas shkak për të bërë tifozllëk. Benajun e dërgoi topin nën këmbët e portierit hungarez Marton Fulop dhe e kaloi Izraelin në epërsi.

Ndeshjet e ardhshme të Izraelit janë ato kundër Greqisë në harkun e katër ditëve; e para në Izrael më 28 mars. Këto ndeshje mund të jenë përcaktuese për fatin e Izraelit në Kupën e Botës 2010. “Nuk ishte një ndeshje me cilësi të lartë. Nuk më mbushet mendja se me këtë lojë mund të mposhtim Greqinë, por mësuam diçka nga kjo ndeshje. E kemi humbur topin shumë herë”, u shpreh trajneri i Izraeilit, Dror Kashtan.

Drogba vendos barazimin në Turqi Bregu i Fildishtë

Sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba, u rikthye në arenën ndërkombëtare me përfaqësuesen e tij, Bregun e Fildishtë në ndeshjen miqësore kundër Turqisë dje. Madje ai shënoi golin e barazimit, 1 1. Sulmuesi turk Gokhan Unal e kishte kaluar skuadrën vendase në epërsi në minutën e 11 të falë një gjuajtjeje të fuqishme në hyrje të zonës. Drogba rikthehej në ekip pas një viti mungesë.

Bregu i Fildishtë nuk u shfaq i rrezikshëm në fazat e para të lojës që u luajt në Izmir. Gokhan pati rastin të dyfishonte rezultatin për Turqinë në minutën e 33 të, por gjuajti mbi shtyllë. Drogba iu afrua barazimit në minutën e 34 t, por nuk arriti të mposhtëte portierin turk. Volkan Demirel. Kur ndeshja ishte afër përfundimit, Bregu i Fildishtë u bë më i rrezikshëm dhe Drogba i befasoi të gjithë me golin e tij në kohën shtesë. Turqia renditet e dyta në Grupin 5 me tetë pikë, katër pikë pas Spanjës, që kryeson këtë grup. Turqia do ta luajë ndeshjen e ardhshme eliminatore pikërisht kundër Spanjës më 28 mars.

Ukriana e zbehtë mundi Serbinë

Një Ukrainë e dobët arriti megjithatë të mundëte përfaqësuesen serbe pa vështirësi. Edhe Serbia kishte probleme me formacionin, pasi vetëm gjashtë lojtarë kishin mbetur nga ndeshja e shkuar kundër Qipros. Skema e re e lojës së Ukrainës dhe formacioni i ndryshuar - vetëm një lojtar ishte në formacion nga skuadra që mposhti Sllovakinë më herët ishin një befasi e madhe. Presingu i hershëm i Ukrainës dha rezultat dhe në minutën e 16 të, portieri serb, Vladimir Disljenkoviç, që luan në Ukrainë, nuk arriti të ndalte Nazarenkon. Serbia sulmoi pas pësimit të golit, por mbrojtja ukrainase, me në krye Pavlo Pashaivin dhe Andrij Rusolin ishin në lartësinë duhur. Loja ishte më e ngadaltë në fund dhe vetëm një rast ia vlen të përmendet, ai i Miralem Sulejmanit. Lojtari i Ajaksit nuk qe në gjendje të shënonte një gol për përfaqësuesen e tij, pasi topi u prit nga Rustam Khudzhamov i Ukrainës.

Norvegjia “bën” ligjin në Gjermani!

Nordikët fitojnë 1-0 ndaj skuadrës së Lëvit, që ishte shumë larg asaj që pritet

Gjermania është mundur 1-0 nga Norvegjia, në fushën e saj, në miqësoren e luajtur mbrëmë në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e kampionatit të ardhshëm botëror. Skandinavët, të cilët nuk kishin fituar asnjë ndeshje gjatë vitit kalendarik 2008, korrën suksesin falë golit të shënuar nga mesfushori Kristian Grinthenim, pas një ore lojë. Trajneri i Gjermanisë, Hoakim Lëv, aktivizoi dyshen Fring-Balak në mesfushë, që nuk luante sëbashku që nga kampionati i fundit europian. Mario Gomez pati rastin më të mirë për Gjermaninë gjatë pjesës së parë, por vlen për t’u përmenduar se miqtë nuk hoqën dorë nga kundërsulmi.

Troçovski dhe Shvanstajger shfaqeshin të rrezikshëm vetëm nga distantaca. Gjithsesi, në momentin më të mirë të Gjermanisë, në minutën e 68-të, ishin norvegjezët ata që shënuan. Mesfushori i Blekbërnit Pedersen krosoi për Kristian Grinthenimin, i cili mposhti portierin Rëne Alder në shtyllën e dytë. Gjermania u hodh e gjitha në kërkim të golit të barazimit, por aksionet konfuze nuk sollën asgjë dhe ishte Norvegjia që mund të shënonte të paktën edhe tre gola të tjerë. Trajneri Olsen është kthyer me këmbën e mbarë te Norvegjia, ndërsa Gjermania e Lëvit ka zhgënjeyer të gjithë të pranishimit në Dyseldorf. Ndeshja e ardhshme eliminatore e gjermanëve do të jetë më 28 gusht ndaj Uellsit.

Burimi:Sporti Shqiptare