Shpikja revolucionare zhduk frikën nga dentisti

Brusha e re plazma dezinfekton dhe riparon dhëmbët pa gërryerje dhe pa asnjë dhimbje. Tani për tani është në fazën e testimeve, ndërsa shpresojnë që do të jetë në treg deri në fund të vitit 2013.

Për të gjithë që frikësohen tmerrësisht nga dentisti, shkencëtarët nga Universiteti Missouri kanë shpikur “veglën” e cila tërësisht do të largojë dhimbjen. Plazma brusha hi-tech mund të shërojë dhëmbët e prishur për 30 sekonda dhe atë krejtësisht pa dhimbje. E vetmja gjë që ndien pacienti është një ftohtësi e vogël. Kjo brushë ka kimikatin i cili përdoret për dezinfektimin e dhëmbëve para operacionit. Njëkohësisht edhe mbush dhëmbët në mënyrë shumë më të fortë sesa mbushjet e deritashme, për ç’arsye dhëmbët janë shumë të fortë, ndërsa mbushjet zgjasin më shumë, shkruan Daily Mail.

Kjo në mënyrë të konsiderueshme mund t’ua zvogëlojë punën stomatologëve. Testimet klinike janë akoma duke zgjatur, por deri tani nuk ka pasur efekte anësore. Hulumtimet e deritashme kanë vërtetuar që dhëmbët me këtë teknikë janë më të fortë për 60 për qind. Nëse testimet kalojnë mirë, kjo mundet tërësisht të ndryshojë mënyrën e punës në stomatologji. Rreth 75 për qind e të gjitha procedurave dentare kanë të bëjnë me mbushjen e dhëmbëve, ndërsa kjo mënyrë mund të lehtësojë stomatologët dhe të gjithë ata që frikësohen. Nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të viti 2013 dhimbja për shkak të gërryerjes së dhëmbëve mund të zhduket tërësisht, për kur dhe paralajmërohet paraqitja e kësaj furçe plazma.

Kjo do me bente shume pune, por deri ketu e 1 viti kushedi si jam katandisur :stuck_out_tongue: