Shprehje

Gjej kohë

Gjej kohë për të punuar – ky është çmimi i suksesit. As në fjalor, fjala sukses nuk gjendet para fjalës: punë!
Gjej kohë për të menduar, mendimi është burim i forcës;
Gjej kohë për të luajtur, loja është rinim, fshehtësi e rinisë;
Gjej kohë për të lexuar – leximi është themeli i të gjitha dijeve.
Gjej kohë për t’u kënaqur me ata që i do e të duan – dashuria është rruga më e sigurt për të prekur lumturinë;
Gjej kohë për të ëndrruar – ëndrra e madhe është rrugë që të lidh me yllin tënd;
Gjej kohë të dashurosh dhe të të dashurojnë, kjo është privilegjë hyjnore;
Gjej kohë të vështrosh të gjitha lëvizjet në natyrë, dita është tepër e shkurtë për vetmi;
Gjej kohë për të qeshur – e qeshura është muzika e shpirtit

~Një profesor në një leksion të eugjenizmit i pyeti studentët e mjekësisë:
-Çfarë do t’i këshillonit një çifti të pamartuar
që pret një fëmijë, ku burri është i paqëndrueshëm mendërisht dhe gruaja
ka depresion në një nivel të avancuar? Të gjithë studentët ishin në një mendim: -Ndërprerja e shtatzanisë është zgjidhja më e mirë. Profesori u
përgjigj:-Ju sapo vratë Bethovenin

I kërkova Zotit forcë, Ai më dha vështirësi për të më forcuar. I kërkova Zotit zgjuarsi, Ai më dha probleme për t’i zgjidhur…
I kërkova Zotit guxim, Ai më dha rreziqe për ti kaluar… I kërkova Zotit durim, Ai më dha situata ku duhej të prisja… I kërkova Zotit dashuri, Ai më dha njerëz në nevojë për ti ndihmuar… I kërkova Zotit ndere, Ai me dha mundësi… I kërkova Zotit gjithçka për të shijuar jetën, Ai më dha jetën për të shijuar gjithçka… Nuk mora asgjë nga ato që doja, por mora gjithçka që kisha nevojë…!

Ndalu pak-Mos u trishto, nëse je i varfer! Të tjeret rreth teje janë të mbytur në borxhe…
…Nëse s’ke mjet transporti,dikush nuk ka as këmbë…

Nëse ankohesh nga një dhimbje, shiko të tjerët që janë të lidhur mbi krevate me vite të tëra…

Nëse ke humbur njeri, ka njerez qe s’kanë askënd!

Ndaj mblidh forcat e jeto me ato c’ka ti ke…!!!

Kam mësuar se sa më shumë jep aq më pak merr…
Kam mësuar se bota rrotullohet.
Kam mësuar se atëherë kur nuk e pret, jeta jote mund të ndryshojë.
Kam mësuar se ato që vlejnë në të vërtetë në jetë janë veprat, sepse fjalët i merr era.
Kam mësuar se janë detajet ato që bëjnë diferencën.
Kam mësuar se koha i shëron plagët, por nuk i fshin kurrë ato.


Histori domethense:Një fëmijë pyet nënën e tij: – Pse po qan?

  • Sepse jam grua, përgjigjet ajo.

  • Nuk të kuptoj, i thotë fëmija.

E ëma e përqafon fort dhe i thotë: – Nuk do ta kuptosh kurrë!

Më vonë fëmija pyet të atin: – Pse qan mami?

  • Të gjithë gratë qajnë pa asnjë arsye, këto fjalë i tha babai.

Më pas femija u rrit e pyeti zotin: – Zot,i pse gratë qajnë kaq lehtë?

E ai i pergjigjet: – Kur e krijova, gruaja duhet të ishte e veçantë. I dhashë supe mjaftueshëm të forta për të mbajtur në të barrën e botës, dhe mjaftueshëm të buta për ti bërë të rehatshme. I dhashë forcë për të dhuruar jetë, për të pranuar refuzimin që shpesh i vjen nga fëmijët e saj. I dhashë forcë për të vazhduar kur gjithë të tjerët e braktisin. Forcën për tu kujdesur për familjen e saj duke mos menduar për semundjen dhe lodhjen. I dhashë forcë për të duruar miqtë në dobësitë e tyre, dhe për ti qëndruar atyre pranë. I dhashë lotë që ti derdhë sa herë të ketë nevojë. Shiko biri im, bukuria e një gruaje nuk është gjithmonë tek rrobat që ajo vesh, në fytyrën ose flokët e saj. Bukuria e një gruaje është në sytë e saj. Ato jan porta për të hyrë në zemrën e saj, është porta ku banon dashuria. Dhe shpesh me lotët ja shikon zemren…:’(

Kjo është shoqëria…


Kur ti ke nevojë për dikë dhe ai të gjendet pranë pa ndonjë interes.
Kur të shikon të merzitur dhe mundohet me shumë mënyra që të të kthejë buzëqeshjen.
Kur të jep gjithçka në këmbim të asgjëje.
Kur të dhuron një përqafim për të të treguar që asnjëherë nuk do të jesh vetëm.
Kur të dëgjon deri në fund edhe nëse është pa interes.
Kur të thotë kam nevojë për ty se do të kesh nevojë për mua.

Kam mësuar se…
Dashuria lëndon atëhere kur ti nuk e pret.
Gjerat e bukura nuk zgjasin përgjithnjë.
Të ëndërrosh është më mirë se të jetosh.
Ka ëndrra të cilat nuk bëhen kurrë realitet.
Një njeri sado i mirë që të jetë, herët ose vonë do të lëndohet.
Çdo gjë fillon për të pasur një fund.
Puthjet nuk janë kontrata.
Fjalët nuk janë premtime.

Mos thuaj nuk kam kohë…

Gjej kohë të shkosh të takosh gjyshërit që mezi presin të të përqafojnë. Beje sot se nesër ndoshta ato nuk do të jenë më.
Gjej kohë të mendosh për veten tënde. Bëje sot se ndoshta nesër do të duhet të mendosh për dikë tjetër.
Gjej kohë të luash si të ishe një fëmijë. Bëje sot sepse nesër mund të jesh ti lodra e femijëve të tu.
Gjej kohë të duash të tjerët. Bëje sot sepse nesër dikush do të jetë lodhur nga mos dashuria jote dhe mund të largohet.
Gjej kohë të lexosh sa më shumë faqe të një libri. Bëje sot sepse nesër do të jesh e zënë me punë dhe nuk do të mundesh as të hapësh një libër.
Gjej kohë të mësosh çdo gjë të re që të ofrohet. Bëje sot sepse nesër do të nevojiten dhe nuk do ti dish ti bësh.
Gjej kohë të buzëqeshësh sa më shumë të jetë e mundur. Bëje sot sepse nesër nuk do të mundesh të gjesh një arsye për ta bërë.
Gjej kohë të tregosh se je mik, vajzë, djalë, motër, vëlla shembullor. Bëje sot sepse nesër ndoshta do të duhet të bësh role të tjera dhe nuk do mundesh ti përballosh.
Gjej kohë të jesh i/e lumtur. Bëje sot sepse nesër ndoshta lumturisë mund t’ia zërë vendin një trishtim i lehtë.
Gjej kohë të bësh gjerat e duhura dhe ato qe do ti. Mos thuaj nuk kam kohë se genjen.

Dhuroja zemrën tënde vetëm dikujt që nuk do të harrojë asnjëherë sa me fat është që e ka atë . . . !!

KUr eshte koha me e e pershtatshme ti thuash dikujt qe e do???
perpara se dikush tjeter ta bej,

Mos resht se dashuruari pavarsisht sa absurde te duket dashuria.Dhuro perqafime.Beji te tjeret te qeshin edhe kur ne syte e tu ka lot,Udheto sa her qe te jepet mundesia,Ndiqe endrat e tua,Te vetmet limite qe ekzistojn jane ato qe ti i vendos vetes !!!

Study…stud…stu…st…s…sl…sle…slee…sleep :stuck_out_tongue:

Vlera e kohes

Për të kuptuar vlerën e një viti, pyet një student që ka humbur një vit në shkollë.
Për të kuptuar vlerën e një muaji, pyet një nënë qe ka lindur para kohe.
Për të kuptuar vlerën e një jave, pyet botuesin e një të përjavshmeje.
Për të kuptuar vlerën e një ore, pyet dy të dashuruar që presin të takohen.
Për të kuptuar vlerën e një minuti, pyet dikë që sapo ka humbur trenin.
Për të kuptuar vlerën e një sekonde, pyet dikë që sapo ka shpëtuar nga një aksident.
Për të kuptuar vlerën e një të miljonten e sekondit, pyet një atlet që ka fituar medaljen e argjendtë në Olimpjadë
. Jepi vlere çdo momenti që jeton, dhe jepi akoma më vlerë nëse e ndan me një njeri të veçantë, aq special sa ti dedikosh kohën tënde dhe kujto që koha nuk pret asnjë…!!

shume te bukura!

Gjeja me e mire qe mund te beje nje burre per femijet e tij,eshte te doje nenen e tyre.

Dashuria eshte nga ato gjera te pakta qe nuk mund ti jepet kujdo.

Zemra e gruas eshte si nje vegel muzikore qe varet nga ai qe i bie.

shuuuume te bukura qe te gjitha :slight_smile: me pelqyen shum

kjo me pelqeu shum!!! :expressionless:
zemrat.jpg

Nëse të befason një fat i keq,
gjithmonë shih
nga ana e dritës së tij.
Nëse dikush të ofron një gotë
me lëng limoni të thartë,
shtoji një lugë sheqer.
Nëse të dhurohet një gjarpër,
merri lëkurën e shtrenjtë
dhe hidhe mënjanë pjesën tjetër.
Nëse të pickon akrepi,
dije se të rrit imunitetin
ndaj helmit të gjarpërinjve.
Ku i dihet, mund ta urreni diçka,
por që është në dobinë tuaj.
Njëri ishte optimist
kurse tjetri pesimist.
Kur hynë në qeli,
të dy rendën drejt dritares
për të parë ç’bëhej jashtë.
Optimisti ia hodhi sytë
yjeve dhe qeshi.
Kurse pesimisti ia hodhi
sytë baltës së rrugëve
dhe shpërtheu në të qara.
Të keqen shihe nga ana tjetër,
pasi nuk ka të keqe absolute.
Pas çdo të keqeje
fshihet një e mirë,
përfitim apo shpërblim.

wa sa me pelqeu kjoo…
Vajzat jane si mollat…. Me te mirat jane ne maje te pemes… .Djemte nuk duane te arrijne te mirat ne maje se kane frike se rrezohen…. Atehere i ngelin mollat e rena ne toke,qe nuk jane shume te mira por te pakten merren lehte… .Keshtu qe mollat e mire mendojne se dicka po shkon gabim,kur ne realitet ato jane perfekte…. Thjeshte duhet te presin per njeriun e guximshem qe nuk ka frike te ngjitet ne maje te pemes !!!

Kur i bertet femres, ka nje tjeter mashkull qe deshiron t’i flase lehte ne vesh. Kur e nenshtron, e ofendon,e nenvlerson femren ka nje tjeter qe i propozon ne menyre delikate. Kur e ben te qaje, ekziston tjetri qe i kthen buzqeshjen! “Femren duhet ta trajtosh si nje mbretereshe, nese s’do qe dikush tjeter ta beje para teje”
:cool: