Shqipëria, mbi 1 milion përdorues të Facebook

Sipas shënimeve të bazuara në Internet World Stats, del se Shqipëria me një numër prej rreth 3 milion banorësh ka më shumë se 1 milion prej tyre të regjistruar në gjigantin social Facebook, e ndërsa sipas Alexa.com Facebook është edhe faqja numër një në Shqipëri për kah numri i vizitave ditore, duke lënë kështu prapa Google e YouTube.

Portali shqipmedia.com ka publikuar gjatë ditës së sotme edhe një artikull interesant që ka të bëjë me numrin e përdoruesve të Facebook në shtetin e Maqedonisë, ku sipas shënimeve statistikore të marra nga “Internet World State” del se Maqedonia numëron rreth 1 milion përdorues të këtij rrjeti social.

Sipas statistikave të publikuara aty rreth 838,300 qytetarë të Maqedonisë kanë profil në kuadër të rrjetit social Facebook, përderisa interneti gjen përdorim tek 1,507,400 persona dhe numërohet që penetrimi i internetit të jetë diku rreth 50.9%.

Në anën tjetër Kosova vazhdon të jetë e listuar aty me statistika të përditësuara të numrit të banorëve ku shënohet se Kosova numëron 1,825,632 banorë, dhe qasje në internet kanë 377,000 prej tyre që në kthim jep një përqindje të penetrimit të internetit prej 20.7%. Ndërsa statistikat për Facebook mungojnë.

Në nivel Evropian thuhet se ka më shumë se 209 milion përdorues të rrjetit social, ndërsa përdoruesit më të mëdhenj të internetit janë gjermanët e pas tyre rustë, britanezët, francezët dhe turqit.

Ju eshte bere varsi shqipetarve Facebook-u

Shqiptaret 24 ore ne facebook i ke

wee sa shum
dhe 2/3 e tyre jan pa pun !!

“Shqipëria me një numër prej rreth 3 milion banorësh” por mua pse me duket sikur jemi me shum !!!

Facebook!

Tek ky 1 milionshi nuk besoj se eshte llogaritur qe te gjithe adoleshentet kane nga 2 deri ne 10 account.
Por po te llogaritesh edhe nr. e emigranteve qe i kane hapur llogarite ne vendet perkatese atehere si persona besoj se i ka 1 milione perdorues shqiptar fb

shum e ver8 3r1k0 ! Te rinjte si ne Shqiperi poashtu edhe ne Kosove posedojne te pakten 3 llogari facebook-u ! Tani thone me eshte bllokuar llogaria, po normale qe eshte bllokuar se hapi 10 llogari dhe mos i rrespekto rregullat e Facebook-ut, ajo do te ndodhi ! Kjo eshte e ver8 qe ka me shume se 1 Milion perdorues.

Do ngelin njerezit pa buk dhe cik! Do han Face(buk)un!!!

hahaahh :stuck_out_tongue:
o reno reno alvano
nuk osht facebuk ne shqip osht surratliber :stuck_out_tongue: