Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

Mendimet, pershtypjet , kuriozitetet .

Pershendes te gjithe shqiptaret qe jane emigrant ne Itali

Ju uroj shendet! :slight_smile:

:wink:

A ke qen ndonjehere ne Peskara? :lol:

Pershendetje nga Shteti fqinje :wink:

Ene na fqinj i kena! :lol:

Pinjollja e familjes arbëreshe martohet me fustanin 6 shekullor
Shkruar nga Aurora Allushaj
e enjte , 04 shtator 2008
Ka mbetur legjendë jo vetëm për familjen Argondica, por për të gjithë zonën e Vakarixo Albanese në provincën e Kozencës fustani që kjo familje trashëgon. Nuk dihet saktësisht sa i vjetër është, por i vetmi informacion që kanë për të, është se është sjellë në Itali rreth 6 shekuj më parë nga familja e Argondicajve. Pinjolli i kësaj familje, Xhorxho Argondica tregon për “Gazetën Shqiptare” historinë e fustanit të qëndisur me flori dhe rrëfen se si e veshi në ditën e dasmës këtë fustan kushërira e tij, Rafaela. Me një shqipe që tingëllon si nga jugu i Shqipërisë së sotme ai shprehet se ky fustan ka qenë gjithmonë kuleta e ëndrrave të tija fëmijënore. Sa e sa herë shprehet ai më ka kapur gjyshja tek hapja baulen për ta parë, në ato kohë ishte fustani që më lidhte me një botë të panjohur, me Arbërinë e të parëve të mi. “Gjyshja ime më tregonte shpesh baulen dhe më thoshte se aty brenda ndodhej çelësi i gjakut tim, domethënien e kësaj shprehje e kam kuptuar shumë vonë”, tregon Xhorxho, djali i madh i familjes Argondica. Nuk di shumë për këtë thesar që kam në dorë, por kuptohet lehtësisht se familja e të parëve të mi ka qenë një familje e pasur. Ato pak gjëra që jam në dijeni janë se familja ime ka ardhur këtu në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe me vete solli këtë fustan, që është një veshje gala e asaj epoke. Së bashku me fustanin trashëgoj nga familja ime, tregon 39-vjeçari, disa varëse floriri dhe vëth me të vërtetë të punuar shumë bukur, me një stil shumë të rrallë. Aldo Marino, kryetari i Komunës së Vakarizo Albanese, tregon për gazetën se nga të gjitha veshjet dhe reliket e trashëguara, fustani i Argondicajve është më i vjetri dhe më i veçanti. Kryetari Marino, shprehet shumë i kënaqur me vendimin e vëllezërve Argondica që fustani prej tre vitesh të përdoret nga muzeu dhe të shijohet nga të gjithë vizituesit e kësaj zone.
Fustani
Nëse do të ndodhte që ta shikoje në një vitrinë dyqani, nuk do ta kuptoje kurrë se është stiluar dhe qepur rreth 600 vjet më parë, por ka stil dhe hijeshi, gjë që e bën të ndryshëm nga një veshje e markës së kohëve të sotme. Është një fustan i veçantë që çdokujt do t’i vinte dëshira ta provonte në trup në momentin që do ta shikonte të veshur në manekinin e muzeut të Vakarixos. “Stili i kësaj veshje më kanë treguar se përqas me ato të grave Ilire që ndodhen në muzeun e Tiranës, por unë kurrë nuk i kam parë, tregon 39-vjeçari Xhorxho Argondica. Pjesa e sipërme e fustanit është e bardhë me flutura të mëdha, ndërkohë që pjesa e fundit ngjan me një fustan të viteve 1800. Në krye hidhet hijshëm një vello, e tëra e thurur me ar. Është ky fustani që familja e Argondicajve trashëgon për shekuj me radhë. Fustani nuk është restauruar asnjëherë dhe aktualisht ndodhet në muze. “Nuk është i vetmi fustan Arbëresh në zonën tonë, tregon kryetari i Bashkisë së Vakarizos Albaneze, avokati Aldo Marino. Por ky fustan është më i veçanti, që nga momenti që e kam parë për herë të parë, jam mahnitur dhe sa herë që e shikoj më duket sikur zbuloj diçka të re në të”, tregon ai. “Nuk kam patur fat që im atë të rronte shumë dhe të më tregonte çfarë dinte, ai na la të vegjël, mua dhe tim vëlla, tregon Xhorxho. Ato pak gjëra që kam mësuar, më kujtohen nga gjyshja, por dhe ajo vdiq kur unë isha vetëm 5 vjeç. Gjithmonë do të kem dëshirë të di se nga janë rrënjët e prejardhjes sime, dhe pse jo, të shkel aty ku të parët e mi kanë jetuar”, përfundon ai.
Dasma
Mund të ndodhë shpesh në ditët tona që një nuse kur martohet të veshë fustanin e nënës ose të gjyshes, por që të vishet më një fustan 600 vjet të vjetër, nuk është dëgjuar kurrë. Rafaela Argondica, pinjolle e familjes Arbëreshe të Argondicajve ka bërë realitet ëndrrën e saj të fëmijërisë, të veshë në ditën e dasmës fustanin e vjetër që trashëgon familja e saj. Në fillim të gjithë mendonin se isha e marrë që kërkoja diçka të tillë, por kur më panë me fustanin veshur ndërruan mendim”, tregon ajo. “Bashkëshorti im Marko, është edhe ai Arbëresh dhe më ka mbështetur në vendimin tim. Tashmë kanë kaluar dy vite nga dasma jonë, por ajo ditë do të ngelet speciale më shumë për faktin se vesha një fustan ndryshe nga nuset e tjera. U ndjeva me të vërtetë pjesë e kalvarit Arbëresh të familjes sime”, përfundon 32 vjeçarja Rafaela Argondica.

>

Shqiptarët e rinj të Italisë,tani nuk na duken të frikshëm

• M. Antonietta Calabrò "Corriere della Sera”

Në më pak se njëzet vjet, vala e madhe e emigrimit e arritur në brigjet e Italisë është asorbuar dhe metabolizuar. Shqiptarët, prototipa të emigrantëve “cattivi e violenti”, tashmë nuk janë aq të frikshëm.
Janë integruar, punojnë, shumë prej tyre janë bërë sipërmarrës dhe pasi kanë bërë ndonjë çikë ekonomi, ka edhe nga ata që kthehen në atdhe për të korrur frytet e kapitalit ekonomik dhe të eksperiencës së fituar në Itali.
Ky është kuadri që del nga studimi “Gli albanesi in Italia. Conseguenze economiche e sociali dell’immigrazione” (‘Shqiptarët në Itali. Rrjedhojat ekonomike dhe shoqërore të emigracionit’), i realizuar nga Caritas-Migrantes në kuadrin e projektit komunitar “Aquifalc” që ka financuar këtë studim.
“Kjo shihet nga të dhënat e punësimit të familjeve, prania në shkollë dhe në vetë aktet penale. Është një shembull që na bën të shpresojmë edhe te komuniteti rumun, që ka zëvendësuar në klasifikimin e shqetësimeve për italianët”, - thonë Franco Pittau e Antonio Ricci, kuratorët e këtij studimi.
Me shqiptarët, në fillim të viteve nëntëdhjetë, Italia kuptoi që ishte transformuar tashmë nga një vend emigrantësh në një vend të cilin emigrantët e tjerë e preferonin. Fluksi filloi në një klimë mikpritjeje. Si në vitin 1990 (rreth 800 refugjatë në ambasadën italiane) dhe në mars të 1991 (25.000 të zbarkuar në portet e ndryshme të Pulias), këta emigrantë që largoheshin nga një vend i varfër, i stërlodhur nga diktatura e egër komuniste për rreth 50 vjet, u mirëpritën.
Por klima u keqësua vetëm katër muaj më vonë, në gusht, kur rreth 20.000 shqiptarë arritën me anijen ‘Vlora’ në kërkim të Eldorado-s që kishin parë në TV, ashtu siç arritën, u rikthyen sërish në Shqipëri menjëherë pas zbarkimit. Kush nuk i kujton imazhet e stadiumit të Barit, ku i ngjeshën të gjithë më parë se t’i rikthenin?
Ajo anije kishte krijuar idenë e një kërcënimi, një invazion me të cilin do të krahasonin dhe vajtje-ardhjet e skafeve më pas. Rreth 200.000 persona kanë zbarkuar në brigjet pulieze nga '91 deri në vitin 2000, sipas vlerësimit të Këshillit Italian për Shkencat Shoqërore. Nga këta, më pak se 7 mijë në vit janë arritur që të ndalohen nga forcat e policisë dhe rikthyer.
Shifra këto që i kanë siguruar për shumë vjet Shqipërisë vendin e parë të vendeve që emigronin drejt Italisë. Këtyre shifrave i duhet shtuar dhe një tjetër rekord i trishtë: në vitin 2000 shqiptarët zinin vendin e parë për denoncimet për krime (trafik i substancave droguese, shpërndarje të tyre, prostitucion dhe shfrytëzim të tij, përdhunime dhe vrasje), me një kuotë prej 16,1% të rasteve. Një rekord ky, i kombinuar dhe me raste të veçanta kriminale, ka bërë që sidomos në Veri dhe Qendër të Italisë, shqiptarët të shiheshin si të tepërt, e shumë “cattivi”/të këqinj. Në Milano flitej se dhe vetë anëtarët e ‘Ndrangheta-s’ kishin frikë nga shqiptarët.
Më të shumtit arrinin të maskoheshin në shoqërinë italiane për të dalë me rastin e ligjeve për dhënien e dokumenteve (1995, 1998, 2002). Ndërsa të tjerë ridërgoheshin në Shqipëri, ku ndërkohë ndodhte gjithçka: kriza financiare në 1997, lufta në Kosovë në 1999, konflikti në Maqedoninë e afërt.
Duke e ditur që nuk pëlqehen shumë prej popullsisë, shqiptarët për të ndenjur në këtë “terra promessa” reduktojnë format e shoqërimit që bien në sy (përfshi dhe shoqatat) dhe fuqizuan forma të reja me bazë familjare dhe në bazë të prejardhjes. Në të shumtën e rasteve janë të rinj, pa punë, por që sapo arrijnë, dinë të flasin mjaft mirë italisht.
I lartë ishte dhe fluksi i studentëve universitarë (10 mijë). Dukej si një tërheqje, por faktet treguan se qe një strategji “vincente”.
Në vitin 2000, situata ndryshon dhe sot arrin që të ndërrojë shenjë. Të jesh shqiptar sot nuk nënkupton më që je kriminel. Denoncimet në vitet nga 2000 deri në 2006, megjithëse është pothuajse dyfishuar numri i emigrantëve me dokumente, janë më pak se ato të bëra në gjithë vitet nëntëdhjetë. Reduktohen edhe përqindjet në krahasim me komunitetin maroken dhe atë rumun, duke “zbritur” në vendin e tretë pasi për një kohë të gjatë mbanin atë rekord të turpshëm të krimeve të kryera nga të huajt.
Sipas raportit të Caritas-Migrantes, sot krimet penale (një e gjashta e atyre që bëjnë të huajt), vjen nga kriminaliteti i organizuar shqiptar dhe jo më nga emigrantët shqiptarë, siç dëshmojnë në këtë rast dhe disa lloj krimesh që janë tipike të kriminalitetit te organizuar.
Për DIA (Direzione investigativa antimafia/ Këshilli drejtues i hetimeve kundër mafies), tashmë kriminaliteti shqiptar është përqendruar në trafikun e drogës, në të cilin luan një rol prej protagonisti. Në të njëjtën kohë, kush nuk merret me krime, d.m.th shumica dërrmuese, tregon që është integruar më së miri.
“Në vendin e punës shqiptari gëzon famë të mirë: i kudogjendur, i besueshëm, i respektueshëm dhe mbi të gjitha, që mund të bëjë dhe punët më të vështira dhe të përpiktë në orarin e punës”, vazhdojnë të shpjegojnë Ricci e Pittau.
Sot janë rreth 420 mijë, komuniteti i dytë nga të huajt për numër. Zona me përqendrimin më të madh është Veri-Perëndimi, me 33,5% i ndjekur nga zona Qendrore (27,2%) dhe ajo e Veri-Lindjes (26,8%).
Nga këta: 216 mijë janë të punësuar, 15 mijë punojnë më vete të regjistruar në Camere di commercio (një e dhënë kjo që tregon për krijimin e një grupi të vogël imprenditorësh/pronarësh), 101 mijë janë minorenë dhe 88 mijë janë për motive familjare ose në pritje të rregullimit.
Është një komunitet që tregon një ekuilibër ndërmjet burrave dhe grave, dhe për shkak të ribashkimit të familjeve, ku shumica janë të rinj me një moshë nga 18 e 40 vjeç. Të martuarit përbëjnë 2/3 e komunitetit dhe kjo është një shifër superiore nga mesatarja e të huajve (+8 pikë në përqindje). Janë në rritje dhe martesat e përziera, në dallim edhe kjo me komunitetet e tjera, ku përfshijnë tre herë në çdo katër, një mashkull shqiptar.
Nuk mungojnë dhe sinjalet pozitive për sa i përket fluksit të rikthimit në Shqipëri. Kanë qenë 500 raste të rikthimit të asistuar dhe nga projekti “Welcome Again”, që ka si objektiv: t’ju sigurojë mbështetje shqiptarëve të riatdhesuar vullnetarisht për t’i sistemuar me punë ose me krijimin e ndërmarrjeve të vogla private.

kjo ndodh se shqiptaret ketu ne itali tashme i kane lene keto gjera te vogla merren me gjera me
te medha ndersa gjerat e vogla i bejne rumunet edhe bullgaret edhe afrikanet 8O ne se e keni
degjuar se cfar po behet ne napoli…

Ti mire e ke por ato gjerat e medhaja nuk bien ne sy te popullit por vetem te qeverise, keshtu qe nami nuk del. Nuk e di ti qe me mire te te dale syri sesa nami. :gezim: :gezim: :gezim: :gezim:

pershendes te gjith shqiptaret ne itali

faleminderit aslan

Per te gjithe Shqiptaret qe jetojne Itali apo dhe ata qe kane preferuar Italin te vizitojn Pashket, deshiroja te njoftoja se eshte e mundur te vizitohet Falas çdo muze, sit arkeologjik, arkive apo bibloteka ne territorin nacional.

Perfitoni nga ky rast pasi eshte nje mundesi e mire per te njohur artist te famshem dhe kultura te reja!

Datat:

i Pershendes edhe un te gjith Shqiptaret qe jetojne ne Itali, poashtu nga shteti fqinje :stuck_out_tongue: