Shqiptari qe do te mbledhe 1 milion komente ne Facebook !!

Cfarë mund të bësh në Facebook? Secili mund të japë një varg përgjigjesh. Por një i ri shqiptar, administrator i një faqeje në Facebook, ka vendosur që ta përdorë rrjetin social, për… të vendosur një rekord të ri “Guinnes”.

Duke administruar një faqe në Facebook, më lindi ideja që ta përdorja jo më si mjet komunikimi por për të thyer një rekord “Guinnes”. Në këtë mënyrë flamuri dhe emri i Shqipërisë të ngrihet lart në të gjithë botën”, – thotë Gentian Çela, për “Shekullin”.

Tema me të cilën momentalisht po komentohet për të thyer rekordin është: “A flejmë gjumë?”. Kjo është krijuar në orën 3:07 të datës 5 mars. A mund të vendosin shqiptarët një rekord? Mbetet për t’u parë. Veçse duhen mbi 1 milion e ca komentime për 3 muaj dhe kanë mbetur më pak se 25 ditë para përfundimit të afatit. Rekordi aktual është vendosur më 31 janar 2012 nga amerikani Tracey Hodgson me 1.001.552 komente.

Genti, ç’është kjo ide për një rekord “Guinnes” në rrjetin social Facebook?

Duke qenë se jam shumë i dhënë pas faqeve online dhe lexoj informacione të shumta për to, më tërhoqi ideja e përdorimit të komenteve për një qëllim tjetër. Jo më vetëm si një mënyrë për të komunikuar dhe shprehur mendimet tona rreth temave të ndryshme, por edhe për të thyer rekorde. Kjo edhe për faktin se në faqe, aktiviteti i komente ishte 24 orë. Ndaj hodha idenë e rekordit botëror të komenteve dhe mbështetja e fansave të faqes ishte e menjëhershme. Të gjithë nisën që të komentonin, të shpërndarin temën e cila duhej të thyente rekord dhe e ndjekin atë rregullisht. Shpresoj që flamuri shqiptar të triumfojë në këtë rekord.

Rekordi aktual i komenteve në një postim në FB mbahet sipas Guinnes nga amerikani Tracey Hodgson me 1.001.552 komente. Mendoni se do të mund ta thyeni këtë rekord?
Kam besimin se një gjë e tillë do të arrihet. Kjo nismë është kthyer në një çështje shumë të ndjeshme për të gjithë ne që jemi pjesë e saj. Vendosmëria ime për të ecur përpara është e padiskutueshme, të njëjtin optimizëm e shfaqin edhe fansat e faqes, të cilët po kontribuojnë jashtëzakonisht shumë. Ne jemi shumë pranë këtij rekordi dhe çdokush që ka dëshirë për të marrë pjesë dhe për të lënë gjurmë në këtë rekord është i mirëpritur që të na bashkohet.

Sa kohë keni që merreni me këtë? A është e lehtë të bindësh njerëzit për të komentuar?

Komentimi në linkun që kërkojmë të arrijmë më shumë se 1 milion komente ka nisur para 2 muajsh. Në fillim kishte vështirësitë e veta sa për të orientuar njerëzit. Ndodhte që kur unë shfaqja linkun që duhej komentuar, ata komentonin lajmërimin tim dhe jo brenda linkut. Mijëra komente kanë shkuar dëm edhe për shkak se shumë prej njerëzve nuk ishin në dijeni të këtij rregulli. Por, me kalimin e kohës ata u mësuan me këtë ide dhe nisën të komentojnë me dëshirë. Madje nëse ndodh që unë ndonjë ditë e
vonoj shpërndarjen e kësaj teme shumë miq të mi nisin të shqetësohen, më dërgojnë mesazhe në telefon, në e-mail apo më telefonojnë.

Mund të jenë komente të çfarëdoshme apo duhen komente specifike?

Komenti është i lirë që të zhvillohet sipas dëshirave, pasi në to ka biseda nga më të ndryshmet. Për shkak të trafikut të madh të komenteve midis miqsh unë shpeshherë përdor batutën: “Nëse nuk di të lexosh shpejt, më mirë mos shkruaj!”. Kjo vlen për këdo: të jesh pjesë e kësaj teme kërkon dhe aftësi të zhvilluara në leximin dhe përdorimin e shpejtë të tastierës. Pra duhet të ndjekësh një temë që hedh dikush shumë shpejt, në të kundërt të humbet filli, pasi njëkohësisht me ty mund të komentojnë mbi 100 persona.

Strategjia ime? Vendosmëria dhe vetëm vendosmëria. Në fillim nisi si një dëshirë, por më pas u kthye në një lloj detyrimi. Do të inkurajoja dhe do të mbështesja cilindo që të ketë nisma të tilla, të cilat do të bëjnë që edhe Shqipëria të ketë vendin e saj në librin e rekordeve “Guinnes”, – thotë Gentiani.

https://www.facebook.com/Life.Is.Funny/posts/10150610378013371

Ky është linku në të cilën po komentohet momentalisht në Facebook, për të thyer rekordin “Guinnes”. Deri më tani janë bërë 680 841 komente.
994 340

është numri i përdoruesve të Facebook në Shqipëri. Kjo sipas “Socialbakers.com”, një faqe që llogarit statistika nga përdoruesit e Facebook-ut në të gjithë botën. Me këtë numër Shqipëria renditet e 80-ta. Për gjashtë muajt e fundit numri është ulur me 10 560 përdorues. Pra, gjashtë muaj më parë numri total i përdoruesve shqiptarë, ka qenë mbi 1 milion.
33.29%
e shqiptarëve janë përdorues të Facebook. Kjo llogaritet në bazë të numrit total të popullsisë.
76.49%
e përdoruesve të internetit në Shqipëri, disponojnë një adresë facebook-u.
1 001 552
është rekordi i komenteve në një temë të vetme, i cili është vendosur më datë 31 janar të këtij vitit. Ky numër është arritur për 3 muaj dhe është vendosur nga amerikani Tracey Hdgson.
Shpërndarja sipas moshës e përdoruesve shqiptarë të Facebook
18-24 -> 47%
25-34 -> 23%
16-17 -> 12%
35-44 -> 7%
13-15 -> 7%
45-54 -> 3%
55-64 -> 1%
65-0 -> 1%
Shpërndarja sipas gjinisë e përdoruesve shqiptarë të Facebook
Meshkuj -> 65%
Femra -> 35%

3 faqet shqiptare më të klikuara në Facebook:

  1. “Çudira nga bota!”, me 654 248 fansa
  2. “Jeta Osh Qef”, me 635 780 fansa
  3. “Poezitë më të Bukura!” me 510 267 fansa

Burimi: Gazeta Shekulli

Hahaha ishalla pee thejme edhe kete :smiley:

inicjativ e lezetshme :roll:
di njeri gje … kur thyhet nje rekord Guinnes … fitohet gje ?
qe po ashtu te hapim dhe ne ndonje faqe :roll:…:stuck_out_tongue:

Me sa din un fiton lek :stuck_out_tongue:
Famë po ashtu :smiley: lol

E paska shendrruar ne chat komentet !

po kush po pyet per leket … :P:P:P

Interesante duket,por po ta mendosh pak me thelle duket nje idiotsi e pakuptimt,disa kane komentuar pa asnje shkrim vetem…,dhe nja 7-8 here nje person,ne facebook eshte bere shume e lehte per te bere fansa dhe komente koti,ka plot faqe qe ta mundesojn kete me nje cmim pothuajse te paperfillshem,kjo behet vetem per perfitime indivituale te personit ne fjale,qe eshte dhe “pronari” profilit.Nuk besoj se do te futet ne Guinnes .

Interesante…:slight_smile: po ja le edhe un 1 koment sa per te shtuar numrin :stuck_out_tongue: LOL :smiley:

Uroj qe t`ja arrije, do ishte dicka e madhe per neve :slight_smile: (y)!

Nuk fiton lek po vetem emrin ne liber :stuck_out_tongue:

Asnje kokerr leku nuk fiton, mos u lodh kot