SHQIPTARIA (sarkazem)

Shqiptaria

A do trima dhe sejmene
Kapardisur kudo vene
Gjume naten te mos flene
Per tre Mirditas bej bene.

A te duhen genjeshtare,
Matrapaze e kokethare
Reren te ta shesin per fare
Merr Krutan dhe je i lare.

A te duhen luftetare,
A do botes t’i vesh zjarr
Do arratine armiku te marre
Merr nja dhjetKosovare.

Po qejflinj a te duhen
Qe me jevga duan te kruhen
Zonja qe pjellin çdo vit
Veç Elbasani i rrit.

Do dembele per Stamboll
Mos u lodh, e bridh dynjane
Ne Tirane rrjesht taborre
Vetem ty zgjasesh nje dore.

Hall i madh me Skraparlline
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le ti lene
Se na duhen dhe pa tru.

Do ministra Kolonjare
Se mbahen burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne mexhlis dhe ne kuvend.

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen nga çdo ane
Qe te bejne hallve dhe salep
Keta jane mjeshtrit Dibrane

A do njerez per ahengje
Per tryeze dhe per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen veç ne Shkoder

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujjare e burrerore
Shko ne Kukes e i ke ne dore.

Keta Matjane burra te zot
Qe dikur kane bere barot
Se I njeh gjithe vendi mbare
Jane te afte per xhandare.

A do budallenj
Ca gomar e ca kopuk
Shko e merri mu ne Puke

Kerko hoxhe e kerko prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
I gjen vetem ne Berat

Ne se do burra llafazane
Qe çudisin gjithe dynjane
Rrine tere dites rruges
Nga keta gjen plot ne Durres.

Po kerkove kokepalare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
Shko e merri ne Kavaje.

A do te rruash florine
Katandine dhe shtepine
Me dy qofte mbush sinine
Ec e merr Gjirokastrine.

Dy gjera mos i harro Vlores
Se ky faj lahet me gjak
Ver nishanet dhe shiritat
Kesaj pune i vene kapak.

Do te hash e te besh qejf
Sofra si per mbret
Pasterti e per hyzmet
Te tille gjen vec ne Permet

Do per pune nje Korçar
I ke bujq e ustallare
Per qejf bashke hapur vene
Krahe e koke s’u kane te share.

A do uret njerezit te rrine
Ne komande te mbash njerezine
Ne terbiet te vesh njerezine
Merr te gjithe Laberine.

Do budallenj, hajvane me dy kembe
Qe nuk dina as sit e hane
Ku t’I flasesh te te vene
Dil e shetit tere Myzeqene.