Shqiptarja fiton “Next Top Model 2″ në Greqi

ATHINE- ”Jam shqiptare dhe kurre nuk e kam fshehur kete fakt – kështu është shprehur per mediat 17 vjecarja shqiptare Sidorela Toli, vajza e cila u shpall fituese e konkursit “Next Top model 2” ne Greqi.
Bukuroshja shqiptare Sidorela Toli, nje nga kandidatet më të favorizuara ne kete show, bëhet shqiptarja e parë që vlerësohet me nje cmim te tille në spektaklet e zhvilluara në Greqi.
E ardhur ne kete vend qe ne moshen 2 vjecare, Sidorela meson ne vitin e tretë të liceut, qe duket se duhet ta perserise për shkak të mungesave nga angazhimi në spektakël, por edhe për shkak të ofertave të punës që i kanë ardhur menjëherë pas përfundimit të tij.
Me një valixhe plot me ëndrra dhe një fytyrë plot hir dhe bukuri, Sidorela fitoi jo vetëm votat por edhe zemrat e jurisë së rreptë të Next Top model 2, nje show që zhvillohet ne televizionin “Antena”, kanali me i madh televiziv ne Greqi.
Falë bukurisë së “Hirushes”, siç e quajnë të gjithe dhe aftësisë për t’u transformuar para aparatit fotografik, harmonizuar keto me inteligjencen e saj, Sidorela preu biletën për udhëtimin që aq shumë e dëshironte në botën joshëse të modës.

Ketu jane disa foto te sidoreles para se te shpallej fituese …ne ate kohe njihej me emrin Sindi Sidorela

Ketu eshte momenti kur shpallet fituese.

//youtu.be/DArtnQCCasI

Po jemi te mire ne, ate qe e kemi e kemi, sna e mohon dot njeri…

Kete e njof un e kam pas komshije :stuck_out_tongue: