Shqiptarja Romela Begaj, kampione e Evropës ne peshengritje

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj është shpallur kampione e Evropës për femra në peshën 58 kg stili i shkëputjes dhe nën kampione e kontinentit në dy garësh. Diferenca në peshë trupore me 360 g më shumë se Boyanka Kostova i ka mohuar asaj medaljen e artë.
Begaj ka rezultuar e sukseshme në të tri provat në stil të lirë duke ngritur 93, 98 dhe 102 kg duke zënë vendin e parë.

Kurse në stilin e shtyjes ajo ka ngritur 113 kg kurse në dy provat e tjera nuk ia ka dalë mbanë të ngrejë 116 dhe 118 kg, gjë që e pozicionoi në vendin e gjashtë.

Ndërsa në dygarësh, rezultoi se bullgarja Boyanka Kostova dhe Romela Begaj, ngritën 215 kg, ndërsa vendi i parë i takoi Kostovës për shkak të diferencës në peshë trupore. Me këtë rezultat Begaj ka siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Kampionati Evropian i peshëngritjes po mbahet në Turqi.

burimi:albinfo

Boo Cfar te Ben Kjo po ta kesh grua te thyn ne mes :smiley:

Bravo! Suksese te metutjeshme Shqiptares! :slight_smile: