Shtatë lloje të meshkujve, të cilëve femrat nuk mund t’u rezistojnë !!

A keni menduar ndonjëherë pse disa meshkuj kanë shumë fat, kur është bëhet fjalë për lidhjet e tyre me femra? Ky nuk është ndonjë sekret i caktuar i disa meshkujve. Pra, sekreti nuk është dukja e tyre, as muskujt e zhvilluar të tyre, por arsyeja pse femrat thjeshtë grishen nga meshkujt janë tiparet e caktuara të karakterit të tyre.
Më poshtë kemi shtatë “tipa ideal” të meshkujve, pas të cilëve disa femra ‘shkrihen’. Por jo të gjitha femrat mund të jenë të dhëna pas këtyre shtatë tipave të meshkujve. Sidoqoftë, nga ky shkrim mund të mësoni se cilat janë kategoritë e meshkujve, pas të cilëve janë të dhëna disa femra.

1. Mashkulli romantik

Ai beson në romancën klasike. Ai gjithmonë i sjell asaj lule dhe çokollata dhe i ndez qirinjtë gjatë darkës. Ai e thërret atë shpesh me telefon që t’ia bëjë me dije se është duke menduar për të, ndërsa kur janë bashkë ai duke e shikuar në sy partneren i tregon se si është duke u ndier.
Pse ai është aq magjepsës: Femrave u pëlqen, kur ato çmohen dhe vlerësohen nga meshkujt romantik, sepse ato ndihen mirë. Ai bën gjeste romantike për t’i treguar asaj se ai është i interesuar për të, tipar i cili e bën femrën të ndihet e lirë në shprehjen e ndjenjave që ka përbrenda saj.

2. Mashkulli i besueshëm

Ai është plotësisht i sigurt në veten e vet. Ai është i sigurt gjatë paraqitjeve të tij në publik dhe rrezaton kontroll dhe pushtet. Në lidhje nuk shpreh xhelozi ndaj meshkujve të tjerë, sepse falë vetësigurisë që ndien, ai nuk ndihet i kërcënuar nga prezenca e meshkujve në jetën e të dashurës, qofshin ata shokë ose kolegë.

Pse ai është aq magjepsës: Femrave u duken tërheqës meshkujt që kanë vetësiguri. Nëse ju mendoni se jeni shumë i mirë dhe silleni ashtu, ka të ngjarë që ky qëndrim të ndikojë tek ajo që të mendojë njësoj. Meshkujt me vetëbesim dhe vetësiguri nuk kërkojnë miratim nga femrat dhe pikërisht ky fakt i bën ato që t’i duan ata edhe më shumë.

3. Mashkulli me shpirt artisti

Mashkulli me shpirt artist është tip spontan dhe jeton për momentin. Ai shpesh përdor kreativitetin e vet për t’iu vardisur femrës, p.sh. duke shkruar vargje poetike për të, ose duke pikturuar ndonjë pikturë, të cilën ia ka dedikuar asaj.

Pse është ai aq magjepsës: Çdo femër dëshiron të ndihet unike dhe e veçantë. Mënyra më e mirë për ta bërë atë të ndihet ashtu është ta përdorni atë si muzë ose burim frymëzimi. Asaj i lind kureshtja për imagjinatën krijuese të mashkullit me shpirt artistik, veçanërisht e josh mënyra se si e përfshin ai atë në krijimtarinë e vet artistike.

4. Mashkulli i huaj

Ai vjen nga vendet e largëta ekzotike dhe ai mund të ketë një theks të lezetshëm, ose qasje unike në mënyrën se si e sheh botën. Sjellja e tij e përditshme dhe zakonet shoqërore mund të jenë pakëz tekanjoze, por ai gjithmonë e ia arrin të dalë nga situata në mënyrë posaçërisht joshëse. Pra, në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe i posedoni këto tipare, atëherë do ta keni vëmendjen e femrave vendase.

Pse është ai aq magjepsës: Shpesh herë femrat e zgjedhin këtë tip të meshkujve, sepse janë kureshtare për ta njohur pjesën tjetër të botës, por shumica e tundimeve pushojnë së qeni magjepsëse me rastin e takimit të ndonjë personi që vjen nga ndonjë kulturë tjetër e huaj. .

5. Mashkulli me shpirt aventurieri

Mashkulli me shpirt aventurieri është ai mashkull që shkon ‘kah ta bart era’–dhe era zakonisht e bart nëpër aventura të çuditshme. Ai mund të jetë person, i cili e nget motorin, ose person që ikën nga vendi i punës për të marrë të dashurën në një udhëtim, për të cilin vendos pa menduar, në momentin e fundit. Por këta lloj meshkujsh nuk brengosen aspak për pasojat. Ky tip i mashkullit lejon që ta orientojnë teket e veta.

Pse është ai aq magjepsës: Çdo femër dëshiron pak rebelizëm. Asaj i pëlqen sjellja e tij e shkujdesur dhe shpreson se kjo veti do të jetë kalimtare. Shpirti aventurier sjell në marrëdhënie elemente rinore dhe dëshiron të përpiqet ta zbutë atë, edhe pse ajo e di se nuk do të ketë sukses të vërtetë.

6. Mashkulli inteligjent

Ai nxit biseda intelektuale që janë frymëzuese dhe pret të dëgjojë çfarë ka për të thënë e dashura e tij lidhur me ato tema. Ai e bën të qeshë me sensin e tij të humorit, ka një aftësi të mistershme të bëjë biseda interesante. Ai mund të llafosë me të me orë të tëra dhe asnjëherë nuk bëhet i mërzitshëm.

Pse është ai aq magjepsës: Veçoria e komunikimit intelektual është një element i fuqishëm që e mban të fort një marrëdhënie dhe nëse ju mund të dëshmoni se e keni këtë veçori, ajo shumë shpejt do të bjerë në ‘grackë’.

7. Mashkulli i kujdesshëm

Ai e mban të hapur derën e veturës dhe e tërheq ulësen e saj. Ai e paguan faturën e darkës dhe kujdeset që t’i ofrojë ëmbëlsirën e saj të preferuar. Ai gjithmonë e fton atë për të dalë duke i dhënë një pretekst të arsyeshëm dhe vjen e merr para derës së shtëpisë së saj. Ai është në përgjithësi i ndjeshëm dhe kujdeset për faktin se si po ndihet ajo dhe kur ndihet ajo e gatshme që të shkojnë në shtëpi.

Pse është ai aq magjepsës: Kur një grua përjeton një lidhje me një mashkull jo të mirë, me një mashkull të pasjellshëm, me një mashkull i cili nuk u përgjigjej thirrjeve të saj, ajo me siguri do t’i rivlerësojë prioritete e veta. Nevojitet pak pjekuri që ta realizojnë këtë, por në fund shumica e vajzave e kuptojnë se ato dëshirojnë një mashkull i cili do t’i trajtojë mirë për një periudhë afatgjate.

Disa këshilla
Mos e kopjoni cilën do nga këto karakteristika të tipave të meshkujve deri në skajshmëri dhe mos provoni të tjetërsoheni dhe të dukeni se jeni dikush tjetër – kjo do të binte në sy shumë qartë.
Çelësi i suksesit është që të kuptoni pse femrave u pëlqejnë tiparet e karaktereve të përshkruara më lartë dhe cilat janë ato sjellje, të cilat ato i vlerësojnë. Pastaj përzieni këto tipare dhe analizoni cilat janë ato tipare të cilat do t’ju bënin juve të ndiheni rehat. Vetëm me pak përpjekje ju do të jeni në gjendje të zbuloni disa veçori tuaja të pa rezistueshme.

A nuk e vlen të humbni kohën tuaj?

Kam pak lidhje me te 2 dhe te 7 :stuck_out_tongue:

duhet te kesh lidhje me ate te fotoja , pastaj te kalosh tek pikat e meposhtme :rolleyes: … :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

e kam thene une kush ka pretendime tregu hapur eshte :stuck_out_tongue:

Un nuk bej pjes te asnje nga keta lloj… :confused:

Keshilla te dobishme

      • Updated - - -

:smiley:

Mua personalisht me pelqejne meshkujt me nr

3…(y)

5…:smiley:

6…:stuck_out_tongue:

edhe 4…nuk eshte keq :stuck_out_tongue:

s’qenkam ne list :frowning: