Shtate rreziqet me te medha te marteses

Te kesh nje martese te lumtur mund te themi qe eshte endrra e te gjitha cifteve, por mbajtja ne kembe e nje marredhenieje ndonjehere mund te jete gjeja me e veshtire.

Nese marrim parasysh faktin se numri i divorceve eshte shtuar shume ditet e sotme, atehere duhet te analizojme dhe nje here problemet e marteses. Ne rastet kur nuk mund te riparojme problemet me te vogla, ata kthehen ne nje pengese qe mund te shkaterroje martesen. Ja 7 problemet me te medha qe mund te prekin martesen. Nese edhe ju perjetoni nje ose disa prej tyre, atehere duhet te nderhyni menjehere per te permiresuar marredheniet bashkeshortore.

1. Mungesa e komunikimit: ne vend te zgjidhjes se problemeve duke folur, bashkeshortet preferojne t’i lene mbas dore ose perkundrazi te zihen. Ne fund problemet e pazgjidhura mblidhen dhe mund te sjellin fundin e marteses. Bashkeshortet duhet te mesojne te shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre pa fyer dhe ofenduar njeri-tjetrin.

2.Mungesa e interesit: mosvleresimi apo mosinteresimi i duhur me familjen apo bashkeshortin/en, nga ana tjeter vleresimi maksimal i punes mund te zhduke dashurine dhe besimin.
3. Tradhtia: te tradhetosh bashkeshortin/en eshte nje nga arsyet, e cila mund ta shkaterroje martesen. Krahas kesaj eshte nje veprim kompensimi i te cilit duket i pamundur. Per kete arsye besnikeria ndaj bashkeshortit/es duhet te jete nje nga principet baze ne martesen tuaj.

4. Mosmarreveshjet ekonomike: edhe ne martesat e lumtura mund te perjetohen probleme ekonomike. Nje nga bashkeshortet mund te jete shume i papergjegjshem dhe shpenzues dhe ky fakt mund te ndikoje negativisht ne martese.

5. Problemet mendore dhe shpirterore: nese pas muajve te pare kur perdoreshin fjalet “shpirt, zemer” bashkeshorti juaj eshte kthyer ne nje person te pasjellshem, shkaku i kesaj sjelljeje mund te jene problemet mendore dhe shpirterore.

6. Largesia: kjo nuk do te thote vetem largimi me ore te tera nga shtepia per arsye pune. Ketu nenkuptohet dhe largesia emocionale.

7. Vartesia ndaj alkoolit dhe materiales: vartesia si nje problem qe shfaqet si tek burrat ashtu dhe tek grate mund te fuse ne krize martesen. Sepse, bashkeshortet te cilet nga paraqitja e jashtme duken si engjej mund te kthehen ne djaj per shkak te vartesise. Prandaj eshte shume i rendesishem qendrimi larg ketyre produkteve dhe nese jeni te varur duhet te kuroheni.

Nje problem kryesor mendoj une eshte RESPEKTI i ndersjellte :slight_smile:

Shume te rendesishme jane te gjitha pikat per te patur nje martese te bukur!

VIHEN NE DUKJE 1 - 2 paksa me SHUM

Edhe un pajtohem me ket se thua ,munges respekti i ndersjellet shkakto traum simbas mendim tim.

Per mendim tim dy jane gjerat me te rendesishme qe cojn nje martese drejt divorcit,po flas per ketu ne Shqiperi,e para gjendja ekonomike,dhe e dyta sinqeriteti.

Jo po martohuni po deshet hahaha

e drejt jam sh dakort …

Per cdo tenxhere ka edhe nje kapak thone,…:wink:
Edhe ty diku te pret nji kapak…hahahahahah :slight_smile:

Epo shpresojme qe kapaku te jet i mir :smiley:

nese eshte tenxherja e mir ,edhe kapaku do jete i mir!

por po ti krahasojm gjith keto ane ‘negative’ me faktin se martesa sjell formimin e nje familjeje ath dalim n konkluzion se martesa esht gje pozitive n kompleks