Shwarzer: Kam nevojë për Arsenalin

Portieri i Fulhamit, Mark Shwarzer, ka kërkuar nga Fulhami që t’ia bëjë ëndrrën realitet dhe që ta transferojë atë te Arsenali.
“Kam nevojë që të ndodhë. Unë kam pasur disa biseda me Mark Hughes. Është delikate çështja. Kush nuk do të shkonte te Arsenali? Në këtë fazë të karrierës time është një rast fantastik që të luaj në atë nivel dhe vërtet të gjithë duan ta shfrytëzojnë atë”.

“Ka kaluar kohë e gjatë dhe sezoni është aq pranë fillimit. Në njërën anë ju i kuptoni ekipet se nuk kanë dëshirë të shpërqëndrohen, por unë dua që gjërat të zgjidhen shpejtë. Vetëm koha do të tregoj nëse ajo do të ndodhë apo jo”, deklaroi Shwarzer.