Si do të ishte Bota nëse Wi-fi do të ishte i dukshëm (Foto/Video)

Edhe këtë përgjigje do ta marrim përsëri nga artisti vizonar Nickolay Lamm, një artist i njohur amerikan tashme i njohur për shume punime te tjera ndërmjet artistikes dhe fantashkencës.
Ajo qe do te dukej do te ishte një bote plot me ngjyra, qe krahas magjisë se tyre, do te na jepte te kuptonin se me sa shume vale elektromagnetike jemi te rrethuar.

Artisti 24 vjeçar ka postuar ne blog-un e tij një seri imazhesh, te përpunuar ne bashkëpunim me astrobiologun e njohur M. Browning Vogel dhe qe tregojnë Washington-it te rrethuar nga vale dhe sinjale wireless te shpërndara nga ruter-a te ndodhur kudo.

Artisti ka ngjyrosur impulset dhe lidhjet mes radiove, celulareve, tablet dhe PC dhe ajo qe duket është një tërësi ngjyrash, flluskash, pikash dhe segmentesh shumëngjyrëshe ne gjendje te shtrihen deri ne distancën 30 metra perimetër.

Qëllimi im është qe t’i tregoj njerëzve se si do te dukej bota, parë nga një tjetër perspektive, duke përdorur arritje e fundit te teknologjisë. Me tej ai shton se frymëzuesi i tij është vizionari i madh Steve Jobs.

Gjithashtu Nickolay Lamm njihet edhe si një aktivist ne drejtim te çështjeve dhe problemeve qe lidhen me ndikimin te njeriut dhe aktivitetit te prodhues te tij ne ndryshimet klimaterike me te cilat po përballohet Toka dhe ne radhe te pare me atë te ngrohjes globale.

//youtu.be/kUrDcpDlAEk