Si falen gabimet, sipas shenjave të horoskopit....

Bëni gabime dhe nuk e dini si do të reagojë personi përballë, miku, kolegu, i dashuri, motra apo vëllai, djali apo vajza? Kjo varet dhe nga shenja e Horoskopit së cilës i përkisni. Lexoni në vijim se si do të duken grindjet tuaja nën ndikimin e yjeve.

Nëse e keni ofenduar shumë, është më se e mundshme që disa ditë nuk do të flasë me ju, mirëpo pas një kohe edhe Dashi kokëfortë do të lëshojë pe. Ka një ndjenjë të pazakonshme për kundërshtimet.

Binjakët e kanë më të shpejtë gjuhën sesa mendjen. Por, ata e marrin shumë lehtë faljen e të tjerëve, falë mënyrës së tyre të komunikimit që inspiron çdo gjë përveç hakmarrjes.

Nëse Demat ndihen të rrezikuar, do të mund t’ju fshijnë përgjithmonë nga jeta e tyre. Janë temperamentë dhe hakmarrës.

Gaforret janë të prira të ndryshojnë humorin, ndërkaq kanë dëshirë të hakmerren për gjërat të cilat u kanë shkaktuar dhembje.

Kur ndodh grindja, Luanët vetëm tërhiqen dhe nuk përzihen. Rrallë kërkojnë falje, mirëpo as ata nuk presin t’u kërkoni falje.

Virgjëreshat nuk kanë ndonjë qëndrim të caktuar dhe janë kokëforta. Atyre është e vështirë t’u kërkohet të falin për gabimet që i keni bërë, sepse ato shpesh e ekzagjerojnë çdo gjë që ndodh.

Peshoret do t’ju bëjnë rrëmujë rreth çdo gjëje. Në një moment do të jenë të gatshme të falin të gjitha, ndërkaq në momentin tjetër do të ndryshojnë mendjen.

Akrepat janë kokëfortë, hakmarrës dhe vështirë falin. Për këto gjëra shpeshherë ndërpresin edhe lidhjet. Dinë ta godasin kundërshtarin në pikën e dobët.

Shigjetarët mendojnë me kokë të ftohur. Ata gjithmonë falin të gjithë, sepse mendojnë që çdokush e meriton edhe një rast tjetër.

Gjithmonë i gjen në krahë kur të duhet përkrahje, por Bricjapët janë jashtëzakonisht krenarë dhe hakmarrës, andaj edhe nuk falin lehtë.

Ujorët ndonjëherë thonë se ju kanë falur, edhe pse në të vërtetë nuk ju falin, mirëpo është e mundshme të binden nëse e pranoni se ju jeni fajtorë dhe sinqerisht u kërkoni falje.

Peshqit vështirë falin tradhtinë dhe mashtrimin, madje edhe nëse falin, do të distancohen nga ju. Ata i udhëheq intuita e tyre. Shumë lehtë impresionohen dhe ndikohen.

Ikub.al…

Fiks fare :stuck_out_tongue:

Gaforret janë të prira të ndryshojnë humorin, ndërkaq kanë dëshirë të hakmerren për gjërat të cilat u kanë shkaktuar dhembje.

Ekzakt :smiley:

hahahahaha edhe ju te dy…edhe une fix fare :P…e kisha…duhet besuar ndonjehere ketyre :mad:

Aspak e vertet :slight_smile:

per mua pak a shum e vertet. nuk jam hakmarres

dhe te flet me shum goja se mendja :stuck_out_tongue:

haahahahahah pradndaj the aspak e vertet ti? hahaha qelbsin, po un prandaj e theksova per ke pjes eshte i vertet.
ate pjesen qe flet me shpejt gjuha se sa mendja, ka shum mundesi ta ket shtuar aurora nga mendja e saj :mendoj:…dhe ka mundesi per ty ta ket pas :confused:

po pse duhet te me acarosh gjithmone?!!..pse?..pse?..i poshter :@…apo te vjen inat qe te flet gjuha me shume se mendja dhe thua e ka shtuar Aurora…shebsine…:@

po pra, ajo pjes qe ste intereson ty :rolleyes:
kurse per mua ish 100% e pavertet…si pjesa e par ,ashtu dhe e dyta…sepse ndonjeher dhe hakmerrem…
po hakmarrje te vogla…te tipit…ndonjera qe e njoh sme flet ne rrug…dhe un heres tjeter marr hak… nuk i flas … :smiley::stuck_out_tongue: