Si janë emëruar yjet

Deri më tani ne kemi pasur vetëm rrugë, stacione hekurudhore, aeroporte dhe vende që janë emëruar sipas njerëzve të famshëm. Por imagjinoni të paguani para që një yll të marr emrin tënd.

Nëse ajo mund të ndodh, atëherë çdo gjë është e mundur në këtë botë. Por ka organizata në pjesë të ndryshme të botës që shesin emra për yjet në qiell. E tëra që duhet të bëni, është të shkoni atje, të plotësoni një formular që do t’ua japin dhe të blesh një yll të cilin do ta emërosh sipas dëshirës tënde.

Mirëpo, Unioni Ndërkombëtarë i Astronomisë në Francë, nuk e përkrah këtë. Ky union thotë se kjo praktikë nuk është valide dhe as etike. Po ashtu, ky union nuk e pëlqen atë që këto kompani shesin emra të shpikur të yjeve apo prona të patundshme në planetët e tjerë në sistemin solar.

Ata thonë se disa yje kanë emra tradicional arab, derisa shumica e yjeve të tjerë kanë vetëm numra në katalog dhe pozita në qiell. Ky union sqaron se emërimi i grupeve të vogla të trupave të njohur mirë, siç janë planetët apo yjet që mund të shihen me sy të lirë, është në rregull.

Por janë miliarda yje. Si mund të emërohen të gjithë? Nëse të gjithë ata emërohen, atëherë gjetja e një ylli do të jetë sikur të mundohesh ta gjesh një gjilpërë në det.

A mund ta imagjinoni ta bëni këtë pa një numër të përshtatshëm kodi?

Edhe për yjet, të kesh një numër të caktuar me pin-kod, në vend të emrit, do të ndihmonte në gjetjen e tyre.

Është e vërtetë ‘dhurimi i një ylli’, do të ishte një dhuratë unike dhe do ta gëzonte çdokënd në këtë planet. Por gjithashtu është e vërtetë se yjet në qiell, janë për të gjithë ne që të kënaqemi, kështu që nuk janë për shitje.

e kam degjuar edhe me par kte
kam degjuar qe alban skenderaj dhe miriam cani kan bler nje yll bash

U.N.A ne Franc nuk e mbeshtet kte gje , kurse mua me pelqen shum ideja se ne qiell nje yll mban emrin tend

Po ata qe i quaj YLLI :smiley:

Por ne fakt, yjet qe zbulohen, ne shumicen e rasteve marrin emrin e atij qe i zbulon, kurse kur jan shume, marrin inicjalet ose ndonje numer projekti :slight_smile: Kjo ka ndodh dhe ndodh ne fizik, matematik si dhe filozofi etj.

shyqyr se jan ne shumic dhe cdo njeri kemi nga nje yll