Si kane dashuruar gjysherit?

Personazhi i ketij rrefimi eshte plaku 82 vjeqar,nga nje fshat i komunes se therandes,i cili flet
si kan rrjedhur dashuriqkat dhe momentet e dashurise ne kohen e rinise se tij…

Nuk jane vrare per megje,
POR PER GRA!

A kan pasur kohe qe nuk kane ndodhur dashurite,axhe?
-Jo.Kemi pasur edhe na gjera te bukura…Ani pse i kam kaluar 80 vjet,zemra kerkon,se paku,ti
rikujtoje kujtimet,sepse zemra dhe shpirti nuk po u plakka kurre.Edhe ne kemi pas ndjenja,edhe ne
kemi dite qka eshte femna e mire dhe ciles me u vardis.Ka qene larg lirise se sotme ajo kohe,por nuk
i kemi lene keq as ne.Veqse kemi pase me shume turp dhe skandalet kane mundur te jene fatale.Ka
qene cenim i nderit te familjes nese kuptohej se femra ka pase pune me dike ne te zezen.Tash kane dale
per fushe krejt.Nuk po me pelqen hiq,nese doni me dite,veq nuk kam qka beje se edhe ne shtepine time
kane ndryshuar gjerat.Une,ne keto ane jam me shenje,pak hoxhe e pak namuzli.Por prej se i kam
martuar dy djemt me nuk po mbuj i mbaj ders askujt se si me e ruajt shtepin e moralin.Djali i madh e ka
mare nusen me fakulltet edhe i dyti e ka me shkolle.Te dy nuset dalin ne mengjes dhe shkojn ne pune
e ne duhet te kujdesemi per femijet e tyre.E dyta bile del e veshur shkurt!Ne fillim e pata shume veshtire
kue e shihja ashtu,por tash jam mesuar dhe nuk po me vjen qudi.Por ma leshoi njeri ne dasme kur zura
me fole per shtepin te tjereve se si me mbajte traditen tone…E ai me tha :"O aga .h.po ti a nuk pi kqyre
shtepine tonde a?Reja jote sa here qe ulet ne autobus i duken kukat e kembeve,e nuk e di pse po mban
neve ders!Ndreqi punet me rejat e tua e ne pastajm te degjojm ty!Keshtu ma mbylli gojen!Une aso kohe kam qene me i gjalle se te tjeret,me i bukur…Mere me mend se si ka qene atehere!Kush ka pasur privilegjn ti
shitet fjala ka mund te kete femna sa te duash.Te trokisin grate ne dritare…kinse po sjellin buken dhe e zgjatnin koken per te pare se qbehej brenda…

Si e martova vellane,duke paraqitur kinse une kerkoja nuse?
Kemi qene shtepi e madhe.Zor ka qene me gjete rob per shtepi se shume puna donte shtepia.Vellai,qe ishte
ne rend te marteses ishte bajagi i ligsht se ka pas koken e madhe,bile i peshonte ne nje ane!Edhe i ka
pasur kepucet me numer 46!Kerkuam nuse per te ne disa vende.Kush e shihte dhe e njihte nuk ia jepte
vajzen per grua.Udesh te kerkonim nuse larg nesh.E caktuan diten e kur vinin ta shihnin djaliin.E dinin
se kush e shihte ate beter,nuk ia jepte robin.I thashe:Ec se ne mulli se une e kryej punen.Kur erdhen
ata te nuses dola une para tyre.Cili eshte ai qe po lyp rob?pyeti kryesori i tyre.UNE!thashe.U ndalen dhe
me shikuan gjate.Une u skuqa pak se ishte edhe rendi ashtu.Me pas ata thane:Ta kishim ditur se je ti
nuk do te vinim fare per bese se munafiket po flasin gjithqka e ka koken e madhe ,jo kemben 50etj.
Dolen dhe pas kater ditesh e sollen doren e nuses.Krisi pushka…
Dhe per te mos zgjatur shume erdhi koha e marteses dhe e morem nusen.Hyri dhendri.Nusja te nesermen
kerkoi ta dergonin ne shtepin e saj,sepse sdonte te rrinte me te…E rdhen burrat e familjes se saj e thane:
Ku eshte dhendri?Ja ky eshte! u thash.Po ky nuk ka qene ate dite kur ishim ketu!Dhe kjo ka qene e jo ska
qene ia lidhem kryt dyqysh.Sot e ate dite nusja eshte ne shtepi dhe i ka gjashte femije.Tash eshte gjyshe…
Vajzen qe e desha e mbyllen ne shtepi!E kam pase nje dashni me nje femer ketu afer…E shte keq te flasesh
tash se ka vdekur.E ka pase shtepine matan lumit.Diten e kalonim prane vigut.Dhe per fat te keq nja dy-tre here
na pa babai i saj dhe me nuk e lane me dale.E mbyllen ne shtepi dhe pas pak e fejuan e martuan dhe qdo
lidhje e jona perfundoi me aq…
Jo vetem ne te rinjte atebote edhe grate kane pasur jarana,pasha axhen,bile disa i kane pasur nga dy e tre!
Kane qene kohe skamjeje,kohe varferie…Meshkujt tere diten ishin ne arra a pune tjera,e vajzat dhe
grate rrinin n shtepi e rreth shtepise pas mullarve te sones shkonte hallakame…
Mos haroni se shqiptaret nuk jane vra gjithmone per megje,por jane vrare edhe per gjera tjera…