Si t’i kuptosh sinjalet e dashurisë?

Ndonjëherë, sjellja e djemve është enigmë e madhe për vajzat. Për këtë shkak u sjellim një udhëzues të vogël, i cili do të ndihmojë që nga gjuha e tij e trupit të kuptosh se çka ndien në të vërtetë për ty.

Ekspertët thonë se 65% e komunikimit bëhet me gjeste dhe mimikë, kurse vetëm 35% me fjalë. Mëso që t’i kuptosh sinjalet e dashurisë të djemve, varësisht nga ajo se si të shikon, si sillet me ty dhe çfarë lëvizjesh bën!

Takimi i parë
Skena e takimit të parë është gati e njëjtë: ju të dy që rrini ulur njëri përballë tjetrit dhe bisedoni. Por, si mund ta dish se a është ai me të vërtetë duke u kënaqur në bisedën me ty, apo vetëm shtiret. Që ta dish këtë, duhet ta kuptosh gjuhën e trupit.

Sinjalet e dashurisë
I qet duart pas shpine: Urime! Kjo d.m.th se djali ka vetëbesim, ka çdo gjë nën kontroll, të dëgjon dhe përgjigjet me mirësjellje.

E qet gishtin në buzë: Me të vërtetë ke fat! E tërë vëmendja e tij është e orientuar vetëm te ti dhe, gjatë bisedës, ai është i gatshëm që t’i pranojë gabimet e tij.

Buzëqeshet, bile ndonjëherë edhe qesh: D.m.th. se është i relaksuar, argëtues e edhe ty të konsideron të tillë.

Ta bën me sy: D.m.th. se të konsideron simpatike.

Të shikon drejt në sy: D.m.th. se i pëlqen dhe se do të donte të njiheni më mirë.
T’i shikon buzët: Dëshiron të të puthë!

Shenjat alarmuese
I ka kryqëzuar gishtërinjtë: Kujdes, ai është i tendosur! Ndihet i pafuqishëm dhe është nën presion të madh. I duhet dikush që ta qetësojë.

I fut duart në xhepa: Kujdes, ai në pamje të parë duket si “kuller” i madh, por në të vërtetë është i pasigurt në vetvete, për çka më parë duhet ta ‘përpunosh’, e më vonë ta filloni lidhjen.

I ka kryqëzuar duart: Duart e kryqëzuara në gjoks janë shenjë klasike mbrojtëse. Atij i pëlqen që të grindet dhe mendon se gjithmonë ka të drejtë.

I shikon vajzat e tjera: D.m.th. se nuk është i gatshëm për një lidhje serioze, i lë të hapura të gjitha opsionet.

I shikon gjinjtë e tu: D.m.th. dëshiron që të flejë me ty.

Nuk të shikon në sy: D.m.th. se është shumë i pasigurt dhe nuk di se si të sillet.

Gjestet
I bashkon mollëzat e gishtave - dëshiron që të theksojë diçka.
I qet duart në bel - është i eksituar.
I fërkon duart - është i kënaqur.
Kërcet me gishta - është i pasigurt dhe nervoz.

Mimika
E kruan hundën - nuk i pëlqen.
I çon vetullat lart - është i habitur.
I rreh shpejt kapakët e syve - është tepër i pasigurt.