Si ta mbani gjallë lidhjen tuaj?

1- Mos u mundoni ta ndryshoni!

Nëse i zgjedhuri juaj nuk është një tip romantik, nuk ka për t’u bërë kurrë.
Maksimumi, ai do të përgatisë një darkë të ëmbël me të gjitha udhëzimet që ti i ke dhënë,
por këtë nuk do ta bëjë kurrë me zemër.

Fjala çelës për një situatë të tillë është “pranimi”,
duhet të dashurosh atë që ke zgjedhur për atë që është
dhe jo të përpiqesh ta ndryshosh.
Nuk mund të presësh nga ai gjëra, që ai nuk i di dhe kurrë nuk i ka bërë.
Përndryshe ka për t’u bërë një lëmsh i vërtet.

2- Mos kini frikë nga debatet!

Vetëm me anë të debateve dhe zënkave mos u çudisni. Një lidhje mund
të maturohet dhe mund të krijojë një intimitet më të madh.
Shumë harmoni në një çift do të thotë që marrëdhënia po shkon drejt fundit,
sepse nuk ka më variacione, nuk keni asnjë lloj shpëtimi nga monotonia
dhe kjo do të thotë se njëri nga ju të dy është jashtë loje.

Nëse doni të njihni më mirë një njeri,
duhet të studioni me shumë vëmendje reagimet e tij gjatë një debati.

3 - Gjeni kohë për të dëgjuar njëri-tjetrin!

Mjafton një çerek ore për t’i thënë njëri-tjetrit ato që ndieni, që dëshironi.
Duhet të keni parasysh se ky kontakt i përditshëm,
është shumë më i dobishëm se sa një fundjavë e kaluar vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Një bisedë e ngrohtë dhe një vesh i dëgjueshëm vlen më shumë se një masazh para gjumit.
Praktikojeni sa më shumë këtë dhe bëhuni sa më të dëgjueshëm,
punët dhe gjërat e tjera le të presin.

4 - Duhet të komunikoni, më pas të komunikoni dhe në fund të komunikoni!

Komunikimi është një ndër elementët e domosdoshëm të një lidhjeje të shëndetshme.
Nëse nuk ju pëlqen diçka është shumë më mirë ta thoni,
nuk duhet të mbani turinjtë varur, të refuzoni ftesat e tij apo më keq fare t’i shpallni “luftë”.
Duke refuzuar ato, çfarë ai të ofron,
mund ta largoni nga vetja dhe të thyeni çdo iniciativë tjetër për të bërë diçka.

Tregohuni më diplomatë në këtë drejtim.
Thojini gjërat dhe mos i mbani.
Diskutoni bashkë dhe për gjërat më të vogla.
Nëse i lini ato kanë për t’u bërë një hendek i madh në të ardhmen.

5 - Duhet të pranoni se keni karakter dhe interesa të ndryshme!

Ju doni detin, ai malin;
ju doni teatrin, ai dëshiron të rrijë i qetë në shtëpi para televizionit;
ju doni të kërceni, ai do të shkojë në kinema;
ju doni zhurmën, ai qetësinë .
Ky nuk është fundi i botës, dy njerëz që
duhen duhet të mësojnë të respektojnë njëri- tjetrin.

Por nëse e doni vërtet të dy duhet të respektoni dhe dëshirat tuaja.

b bluetooth 2007[/b]

[b]Pershendetje Reni!

Me pelqyen shume keto keshillat dhe mendoj se jane mjaft te vlefshme.

Urime per materialen fantastik qe solle. :smiley:

Do filloj ti praktikoj :wink:[/b]

P.s e kam lejen ta vjedh kete materialin? :smiley:

interesante kto

Flm…

interesante :slight_smile:

Shum flm Renix…