Si ta rrisni vetëbesimin?

“E urrej trupin tim”, “jam aq i keq”, “do të doja të dukem si ata”, “e urrej veten” – A ju tingëllojnë të njohura? Nëse po, ndoshta është koha të punoni në vetëbesimin tuaj! Vetëbesimi i ulët mund të jetë shumë i dëmshëm. Mund të dëmtojë shëndetin tuaj emocional, atë fizik dhe raportet tuaja me njerëzit e tjerë. Për t’i ndihmuar vetes për ta ngritur vetëbesimin, provoni disa nga propozimet më poshtë dhe mos i lejoni vetëbesimit tuaj të ulët që t’ia zërë rrugën jetës suaj!

Gjëja e parë që duhet ta dinë njerëzit me vetëbesim të ulët është që njerëzit e vetëm që mund t’i bëjnë të ndihen keq me vetveten janë pikërisht vetë ata. Njerëzit e tjerë mund të thonë gjëra të këqija dhe të dhimbshme, por ju vendosni si të reagoni ndaj tyre. Mund t’i pranoni dhe të besoni në to, dhe t’u lejoni që t’ju lëndojnë, ose mund ta pranoni, flakni dhe të kuptoni që arsyeja e vetme për shkak të së cilës ju ulin poshtë është që ata të ndihen më mirë.

Tutje, nëse gjendeni pranë njerëzve për shkak të të cilëve ndiheni negativisht lidhur me vetveten, largojini nga jeta. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë dhe optimistë që ju mbështesin dhe ju duan pikërisht ashtu siç jeni. Kur gjendeni në shoqëri të njerëzve të cilët rrezatojnë pozitivitet, do të filloni të ndiheni më mirë me veten.

Gjëja e tretë, fokusohuni në karakteristikat tuaja pozitive, dhe jo në ato negative. Të gjithë ne kemi gjëra që do të dëshironim t’i ndryshojmë tek vetja – celulitin në këmbë apo yndyrat e tepërta në barkun tonë – megjithatë, fokusimi në ato gjëra vetëm do të na ulin vetëbesimin. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që të gjithë njerëzit kanë të meta dhe të gjithë njerëzit kanë gjëra që duan t’i ndryshojnë. Po gjërat që i doni? Ajo buzëqeshje e bukur, ai personalitet i jashtëzakonshëm dhe ajo zemër e madhe janë gjërat të cilat janë shumë më të rëndësishme dhe në të cilat keni nevojë të fokusoheni.

Nëse keni shkuar aq larg sa që nuk ju pëlqen asgjë tek vetja, gënjeni! Besoni apo jo, nëse shtireni që ndiheni mirë në lidhje me diçka, mund të filloni në të vërtetë të ndiheni mirë lidhur me atë gjë! Prandaj, edhe nëse nuk e ndieni atë, ecni me krenari dhe krekosuni me gjërat që i keni. Sapo të shihni se si njerëzit fillojnë të sillen ndryshe ndaj juve, vetëbesimi juaj do të rritet vetvetiu.

Dhe në fund, sigurojini vetes kohës për t’u kujdesur për veten. Mbajeni veten aktiv dhe të rregulluar mirë. Duke u bërë më aktiv, rrisni endorfinën në trupin tuaj, dhe kështu menjëherë përmirësoni disponimin. Mbajeni veten vazhdimisht të zënë dhe bëni gjëra për shkak të të cilave ndiheni mirë në lidhje me veten.

Nëse fitimi i parave ju bën më të lumtur, kërkoni punë, nëse të qenët vullnetar në qendrën e të pastrehëve ju bën më të lumtur, bëjeni atë gjë! Dhe në fund, mbajeni veten mirë.

Kur ndiheni keq me veten, ngritja e vetëbesimit ndoshta duket si mision i pamundur. Për fat, nuk është ashtu! Ndiqni disa hapa të thjeshtë të sipërpërmendur dhe shikoni se si ndryshimet në ju do të ndodhin menjëherë!