Si te cinstalojme programe ne ubuntu

Pershendetje. Sapo kam instaluar ubuntu 12.04 LTS jam fare i ri ne kete OS dhe nuk di si te cinstaloj programet qe kam instaluar vete. E kam provuar ne Ubuntu Software Center kam shkrojtur emrin ne search por nuk me del. Ne terminal nuk di te punoj Mund te me thoni si mund te veproj mundesisht ne nje menyre sa me te lehte per nje fillestar. Faleminderit

Pikërisht me ‘Ubuntu Software Center’(Shqip Qendra e Programeve të Ubuntu) çinstalohen por edhe instalohen programet.Hyjmë te ‘Ubuntu Software Center’ klikojmë ‘Të gjitha programet’ (apo all programs në anglisht)lart në të majtë pastaj klikojmë 'I instaluar’lart në mes(programet që janë të instaluara)pastaj zgjedhim(selektojmë) programin që duam ta çinstalojmë ku pasi të selektohet programi në të djathtë shkruan hiqe[b] (uninstall besoj ashtu sepse unë e kam në Shqip Ubuntun dhe nuk jam i sigurtë se si shkruan te ti)klikon te hiqe apo uninstall pastaj ta kërkon passwordin e llogarisë në Ubuntu shkruan passwordin dhe çinstalohet programi.Pra shumë thjeshtë,bile edhe më lehtë se në Windows.

[/b]

Po me sa di une , eshte ketu cinstalimi kam bere e nje foto.


Por desha te thesha qe te gjitha programet ketu jane instaluar dhe se nuk jane ne ndonje folder tjeter pervec se ne keto foldera qe jane paraqitur ne figuren me siper?

Shume qart ta ka shpjeguar [b]Atlantis[/b]!

Aty jane te gjitha “paketat/software” te Ubuntu, te ndara ne kategori!

Faleminderit per shpjegimin djema. Tani po e kuptoj dhe dua te them se jam fillestar ne kete OS dhe me ndihmen tuaj te vyer mund te futemi dhe ne fillestaret ne boten e Linux