Si të instaloni Windows 10 nga USB

Nese e keni shkarkuar Windows 10 Technical Preview qe Microsoft e leshoi dje, tani, ne kete guide, do te ju spjegojme se si ta instaloni ate permes USB!

  1. Hapeni command prompt si Administrator (duke shtypur butonin Start > CMD > dhe me tastin e djathte te miut klikoni mbi “Run as Administrator”)

  2. Ne command promt shkruani diskpart dhe shtypni enter

  1. Me pas shkruani list disk dhe shtypni perseri enter

a. Ketu do te shihni nje format DOS i cili do t’i listoje disqet tuaja qe i keni ne dispozicion.
b. Sigurohuni se cili eshte disku juaj USB (ne kete rast dihet nga kapaciteti (7633MB) )

  1. Ne command promt tek disk part, shkruani select disk 2 dhe shtypni enter (ne kete rast disk 2, por ne rastin tuaj numri mund te ndryshoje sipas numrit te diskut i cili eshte radhitur nga command promt)

  1. Me pas shkruani clean dhe shtypni enter

  1. Me pas shkruani create partition primary dhe shtypni enter

  1. Me pas shkruani format fs=ntfs quick dhe shtypni enter

  1. Me pas shkruani active dhe shtypni enter

  1. Me pas shkruani assign dhe shtypni enter

  1. Me pas shkruani list volume dhe shtypni enter

  1. Dhe ne fund shkruani exit per te perfunduar procesin, por jo mbyllur command promt!

Tani ne kemi pergatitur USB-ne per formatizim me Windows 10! Me poshte do te fillojme me procesin e kalimit te skedareve te Windows 10 ne USB! Duke u varur nga Sistemi juaj Operativ qe keni, ky proces mund te ndryshoje lehte! Ne kete rast eshte perdorur Windows 8.1

Shkoni tek ISO e Windows 10 qe keni shkarkuar dhe klikoni me tastin e djathte te miut mbi te dhe shkoni tek butoni Mount

  1. Pasi qe te keni bere Mount ISO-n e shkarkuar, hapeni Windows Explorer dhe shkoni tek disku qe ndodhet ISO e Windows 10 (me tastin e djathte dhe me pas Open) dhe aty zgjidhni te gjithe skedaret qe ndodhen dhe kopjojini me CTRL+C

  1. Hapeni USB-ne tuaj qe e pergatitet me heret per formatizim dhe aty beni paste skedareve te kopjuar ne numrin 2

Nese nuk e keni Windows 8 apo 8.1 si Sistem Operimi, ju mund ta depaketoni ISO-n e Windows 10 edhe duke perdorur Winrar!

Gjeja qe duhet te bejme tani, eshte ta modifikojme USB-ne qe te behet “Bootable”!

  1. Kthehuni tek command promt te cilen nuk duhej mbyllur!

  2. Shkruani - d:\boot\bootsect.exe /nt60 f: dhe shtypni “return” (kthehu) ne tastiere

a. Sigurohuni qe t’i zevendesoni shkronjat “d:” dhe “f:” me shkronjat tuaja perkatese te disqeve ne PC!

  1. Shkruani exit per te mbyllur dritaren e command prompt

E gjitha qe duhet te beni tani, eshte te terhiqni USB nga kompjuteri qe perfunduat procesin dhe ta fusni ate ne pajisjen qe doni ta testoni Windows 10 Technical Preview! Ky proces vlene edhe per nje instalim real te cdo lloj Windowsi!

Marre nga [b]Neowin[/b] dhe perkthyer nga vaaldr1n per Lirenti.com Tetor, 2014!

(y)

mbase eshte menyra me e gjate por eshte 100000% e sukseshme

ashtu eshte Trahana! Eshte pak proces i gjate, por qe funksionon 100% sic e the edhe ti dhe nuk ka nevoje per software shtese, te cilat nuk jemi te sigurt nese jane 100% te “pasterta” nga viruset apo jo!