Si të mos e dëmtojmë lëkurën me grimin e Halloween-it

[
Këshillat që duhet të ndiqni përpara dhe pas festës.
Me ardhjen e festës së Halloween-it ju keni menduar kostumin që do vishni për t’i mahnitur të gjithë në festë. Problemi është që gjatë kërcimit atë natë do të bëhen bashkë djersa me bojën, lapsin dhe pudrën. Kjo mund të dëmtojë poret tuaja. Për t’ju ndihmuar ne ju japim disa këshilla të besueshme për të shpëtuar lëkurën tuaj.

Në radhë të parë, nëse keni puçrra në fytyrë trajtojini ato me ndonjë produkt për aknet përpara se t’i mbuloni me vizatime. Dermatologia Dr. Kavita Mariwalla thotë: “Përpiquni të vendosni një xhel kundër akneve përpara se të aplikoni grimin, kështu do të keni sigurinë që nuk do të jeni më keq mëngjesin tjetër,”.

Në radhë të dytë, duhet të jeni më të ndërgjegjshëm për poret tuaja. Mariwalla këshillon shmangien e çdo pilule ose trajtimi me avull para kësaj nate. Këto trajtime i hapin poret e lëkurës dhe produktet mund të depërtojnë në lëkurë. Rekomandohet përdorimin e një baze përpara atij të grimit.

Gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm për atë që çfarë vendosni në fytyrë. Produktet duhet të jenë të sigurta për t’u përdorur, shkruan Anabel. Ngjitësi, bojërat me ngjyrë metalike dhe të kuqe janë të ashpra për lëkurën.

Së fundi, procesi i heqjes së plotë të grimit është çelësi.

Maliwalla sugjeron të përdorni fillimisht një krem i ftohtë. Më pas mund të përdorni heqësin e grimit dhe një sapun me pH të balancuar. Ditën tjetër do ishte efektiv një eksfoliator ose një maskë antiinflamatore për të hequr plotësisht mbetjet kozmetike të një nate më parë. /Telegrafi/