Si të ndihmosh dikë me epilepsi !!

Disa prej llojeve të epilepsisë janë:

1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar. Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur.

2. Petit mal: sulme të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija ³ sëmurë rëndom ka shumë sulme gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve). I sëmuri nuk e humb vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.

3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

4. Status epileptikus
: Ataku ³ zgjatur ose i përsëritur. Zgjat se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.

Shkaktaret e epilepsisë:

  • Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
  • Çrregullimet metabolike
  • Lëndimet e kokës
  • Temperatura e lartë
  • Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
  • Stresi emocional
  • Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)

Simptomat:

  1. Aura-nënkupton vërejtjen, parandien, sikur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
  2. Humbja e vetëdijes
  3. Shtangimet e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
  4. Gulçim pas atakut dhe apatia
  5. Ndonjëherë dhimbja e kokës.

Ndihma e parë:

  1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
  2. Të sigurohet i sëmuri të mos e godet kokën në bazë të fortë, ashtu që nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije etj)
  3. Shpërthekohet rripi dhe çlidhet kravata
  4. Largohet e gjithë ajo që mundë ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
  5. Thirret ndihma e shpejtë
  6. Gjithherë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.
    Ndihma e shpejtë nuk nevojitet:
  • Nëse ataku ka kaluar brenda 5 minutave
  • Nëse nuk ka sulme të reja
  • Nëse i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies
    Veni re?
  • Në atak, gjuha nuk preket pasi që mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës
  • Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet
  • Vendosja e gjësendeve metalike në dorë si p.sh. çelësave nuk ka arsyetim mjekësor
  • Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)
  • Nuk i jepet pacientit kurrfarë lëngu në gojë në fazën e atakut deri sa nuk këndellet.

shum domethens ky artikull , mbase do ju ndimoj shum kujt.eshte semundje e keqe shum kjo, me vjen shum keq se i ka prek edhe femijet.

esht semundje shum shum e keqe … kam nje maman e nje shoqeje , dhe kerkoj shpesh artikuj te kti tipi
po e di cila esht e keqja e ksaj semundjeje ? qe nuk mund te sherohet … dhe qe esht e ndryshme te njerez te ndryshem … dhe kshu behet me i veshtir kurimi

:frowning:

Personat e prekur nga epilepsia i kan te ndaluara disa profesjone p.sh vozitja ,ndertimtaria… etj.

Nese kerkon ndimen e mjekut ne fillim (them per femijet kjo edhe sherohet ),per ca vitet te perdor terapi dhe sherohet , e njoh ni rast se eshte sheru nje femij 4 vjeqare.

por behet fjal per qeliza nervore
dhe kur ka demtim te tyre , mund te behet sherim…por asnjeher i plot
ka sh mundesi qe ti rishfaqet ati femijes
e ne mos atij… femijve qe do ket …sepse fatkeqsisht ne shumicen e rasteve trashegohet

tani mjeksia ka ec shum para, femiu ndhet mir per momentin ka dikun 3 vitet ne mos gaboj se ka nderpre terapin. se di nese do i perseritet prap?me vjen keq se eshte femer dhe dihet mo …

Pavarsisht se nuk ka arsyetim mjeksor nuk do te thote qe nuk duhet bere…
Kam qene prezent ne disa raste epilektikesh dhe kam pare qe ka qene rezultative.

ka mbajt metal ne dor ,dhe esht ber mir ?
esht kthyer ne gjendjen normale apo thj ka marr pak veten ?
se un di qe te marresh tamam veten pas nje krize …do rreth 1 muaj

shum jan 1 muaj labe , 1 jav thon se se e ndine veten te lodhur.

erina , sic e kam then me lart …kam maman e shoqes me kte semundje
dhe ajo behet shum keq
bie si ne koma …as ha , as pi … as leviz … detyrohen dhe e shtrojn ne spital ata …qe te ushqehet me sorume …
dhe do 1 muaj ta marr veten

Ka mundesi labe se ka raste te ndryshem .se edhe un njoh diken se ka po ket semundje dhe mbase 1 jave mendon se nuk ka pas fare fare kriz besom.Mer terapi per shum vjet dhe nuk eshte semuer me asnjher dhe i ka then doktori se mund edhe ti largosh ilaqet.

Labe nuk po te them se duke mbajt metal ne dore sherohesh…se nuk do kishte te semure sot me epilepsi po te ishte kaq e thjeshte.
Ndoshte metali ka veprim te vogel per momentin dhe kaq :slight_smile:

ka mundesi puna e vetive magnetike se bart njeriu

une kam nje njeriun tim qe ka cunin me epilepsi ,por ka dy vjet qe nuk e ka zene me …dhe mund te them qe di goxha rreth kesaj semundjeje…

uroj qe te kete sa me pak ose me sakte aspak te prekur nga kjo semundje …

landi tek femijet edhe mund te sherohet ne nje koh te shkurt .

po pra…se u habita dhe un
i cuditshem esht ky efekti i metalit

erinaa sinqerisht te them qe nuk e shoh dot ate femi te merzitet apo ta preke njeri., eshte teper i ndjeshem ,e kur shkoj e shoh s’don tja dije as per prinderit e vet aq fort me do…

sa me behet qejfi qe esht sheruar
po na trego dixka me teper landi … qe mund te na hy ne pun … sepse njoh dike qe esht sh keq

si u sherua ?

E pra mir se eshte femij dhe e tejkalon shum shpejt nuk ka stres dhe harrohet … FEMIJET jan vete jeta e njeriut un per vete kam ardhe ne perfundim se nuk ka femij te keq, te gjith jan mister ne ne vete .